Pas hekurave kreu gjobvënës i IQT-së
“Kryeinspektori Virgjil Joti na ka kerkenuar se do te na heqe nga puna nese ne nuk do te mernim zarfin ku ishin 17 mije Euro. Nuk dija asgje se cfare kishte brenda atij zarfi”. Kjo ishte deshmia e dhene perpara gjykates se Tiranes nga inspektori Kastriot Llakaj. Sikurse edhe inspektori tjeter Luan Qato, ata kane perjashtuar veten nga parate e marra, te cilat sipas tyre kishin si destinacion kryeinspektorin e Inspektoriatit Qendror Teknik, Virgjil Joti.
Ky i fundit, ka mohuar perpara gjykates te kete patur ndonje lidhje me firmen e karburanteve qe i denoncoi, por deshmia e tij, u rrezua nga te 2 inspektoret e tij. Ne keto kushte Gjykata e Tiranes pranoi kerkesen e prokurorise dhe la ne burg pa afat kryesinspektorin e Inspektoriatit Qendror Teknik, i arrestuar ne flagrance per korrupsion pasiv, Virgjil Joti dhe inspektorin Kastriat Llakaj, te cilet u paraqiten paraditen e se premtes perpara gjykates. Ndersa per inspektorin tjeter, Luan Qato, me kerkese te prokurorise, gjykata vendosi lenien ne liri ne kembim te garancise pasurore.
Prokuroria kërkoi masen e sigurise arrest me burg per kryeinspektorin Virgjil Joti, pasi nga hetimet e deritanishme, ai konsiderohet si destinacioni i vetem ku kane shkuar 17 mije euro, te dhena nga subjekti denoncues, per lejimin e zhdoganimit te nje sasie karburanti. Burime nga organi i akuzes, bene me dije se masen e arrestit me burg kerkuan dhe per inspektorin Kastriot Llakaj, i cili eshte gjithashtu me shume i implikuar ne kryerjen e korrupsionit pasiv, per marrjen e parave per llogari te kryeinspektorit.
Nderkaq, nga burgu shpetoi inspektori tjeter, Luan Qato, pasi prokuroria kerkoi nje garanci pasururore ne kembim te lirise. Organi i prokurorise rregjistroi procedimin penal ndaj kryeinspektorit Joti, pasditen e 1 qershorit, pas denoncimit te nje subjekti nga Vlora qe operonte ne fushen e karburanteve. Ky i fundit bashkëpunoi me prokurorine, duke përdorur metoda speciale hetimi per arrestimin ne flagrance te 3 personave.
Prokuroria ka siguruar filmimet operacionale ne momentin e dorëzimit te 17 mije eurove si dhe deshmite e dhena nga subjekti denoncues. Keto konsiderohen provat kryesore te akuzes, per 2 nga 3 te arrestuarit. Azhornuar së fundi ( e premte , 04 qershor 2010 ) < I mëparshmi