E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerard Pike: Do ta mbyll karrierën te Barça, pres Thiago Silvën

Qendërmbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike në prag të fillimit të kupës së Konfederatave ka konfirmuar nga Brazili se plani i tij është të qëndrojë deri në fund të karrierës te Barcelona, pavarësisht interesimit të shumë klubeve angleze për të.

Futbollisti ka qenë shpesh objekt kritikash në vitet e fundit për disa paraqitje të tij aspak bindëse, ndërsa mediat spanjolle e angleze janë të mendimit se futbolli anglez i përshtatet më shumë qendërmbrojtësit të fuqishëm. Por vetë lojtari nuk duket shumë i interesuar për një kthim të mundshëm në Angli duke insistuar se periudha e karrierës së tij larg Barcelonës përfundoi me largimin nga Mançester Junajtid.

“Barça është familja ime, jeta ime. Në jetë nuk i dihet kurrë, nuk mund të thuash se nuk do ta bësh kurrë një gjë të caktuar. Është e vërtetë se e ardhmja ime varet nga shumë faktorë, por duhet ta dini se ky klub është jeta ime”, tha mbrojtësi. “Unë jam lindur në Barcelonë, jetoj këtu, është shtëpia ime dhe aty kur realisht dua të qëndroj deri në fund të karrierës”.

Në fund Pike foli edhe për merkaton e Barcelonës. Ai tha se: “Jemi të lumtur që kemi arritur të sigurojmë një lojtar të talentuar si Naymar. Drejtuesit po bëjnë të pamunduren që të sigurojnë edhe lojtarë të tjerë ku kryesorja është një qendëmrbrojtës.

Flitet për Tiago Silvën por është një operacion i vështirë. Do të ishtë kënaqësi që të luajë së bashku me të te Barcelona. Ai është fantastik dhe së bashku do të bënim një dyshe të fortë në mbrojtje”, përfundoi Pike. Me këtë deklaratë e cila vjen një ditë pas asaj të presidentit Rosell qendermbrojëtësi katalanas ka përforcuar edhe më shumë zërat e interesimit të Barcelonës për mbrojtësin brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›