E Diel, 1 Nëntor 2026

Manchester City zyrtarizon Pelegrinin si trajner të ri

Pas shumë tratativash dhe diskutimesh se kush do të jetë pasardhësi i Mançinit në krye të skuadres së Manchester Sitit tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i trajnerit të ri. Manuele Pelegrini i cili krysonte për javë më radhë listën për stolin e “Qytetarëve” tashmë është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadres që do ta udhëheq ekipin drejt sukseseve në të ardhmen.

Drejtuesit e Sitit më në fund kan prezantuar teknikun Kilen si trajner të ri të Mançester Sitit. Ish tekniku i Malagës që mahniti të gjithë me performancën e tij në Champions ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me ekipin nga Premier Liga. Tekniku Pelegrini ka folur sot për herë të parë si trajneri i ekipit anglez, duke bërë të qartë edhe se cilët janë objektivat që i kanë caktuar drejtuesit e klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e një projekti të jashtëzakonshëm siç është ky i Manchester Sitit. Klubi ka një vizion të qartë për sukses në fushën e lojës dhe jashtë saj, për të cilin unë jam gati të jap kontributin tim”.

Më tej tekniku Kilan shtoi se “Gjithçka është në rrugën e duhur që Mançester Siti të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe jam shumë i lumtur që do të jem i gatshëm të punoj me një ekip kaq të talentuar. Jam i sigurt se kemi skuadrën më të mirë në kampionatin anglez. Kemi një ekip fantastik dhe mendoj se do të arrijmë trofe të rëndësishëm në 2-3 vitet e ardhshme.

Ndërsa në fund trajneri i ri i Sitit nuk la pa vlersuar edhe punën që ka bërë trajneri Mançini. “Dua të theksoj gjithashtu se Roberto Mançini ka bërë një punë të shkëlqyer duke ndërtuar një skuadër që fitoi titullin pas 44 vitesh, një punë kjo që nuk ishte aspak e lehtë aspak e lehtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›