Pirlo: Falë Juventusit vazhdoj të jem në kombëtaren Italiane
Andrea Pirlo ka një dedikim të veçantë për formën e tij të shkëlqyer që po kalon. Regjizori Italian ka falenderuar Juventusin për arritjet e tij si më bardhezinjtë ashtu edhe me kombëtareën e Azzurrëve. Ai është i bindur se kalimi në radhët e Juventusit ka ndryshuar shumë gjëra në karrierën e tij. Të luajturit me kombëtaren mund të ishte mbyllur që dy vite më parë, atëherë kur të gjithë e cilësonin të mbaruar dhe ai rrezikonte të mos ishte pjesë e Axurrëve as në Euro 2012.
Ndërsa po përgatit për ndeshjet e Kupës së Konfederatave mesfushorit Bardhezi ka bërë të ditur për mediat se: “Kalimi te Juventus ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë. Me fanellën bardhezi e ndjeva veten të rinuar, jam pjesë e një grupi të madh që ka fituar dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Nëse nuk do të isha transferuar te Juventusi, ndoshta tani nuk do të isha asgjëkundi