Gërdec- Protestë e punëtorëve të fabrikës
Hidhen në protestë ish-punëtorët e fabrikës së demontimit në Gërdec.Janë hedhur në protestë punëtorët e ish-fabrikës së demontimit të muncioneve të Gerdecit. Në protestë janë rreth 100 punëtorë të ish- fabrikës që shpërtheu në 15 mars të këtij viti, si pasojë e këtij shpërthimi vdiqën 26 persona dhe u plagosën qindra njerëz.
Punëtorët e ish-fabrikës së demontimit kërkojnë që të trajtohen me asistencë të plotë nga shteti.
Mësohet se protesta po zhvillohet pranë zonës së shpërhtimit.