E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdec, merren te pandehur Delijorgji e Pinari

Tirane - Prokuroria e Pergjithshme iu ka komunikuar dje akuzat e reja tre te arrestuarve per tragjedine e Gerdecit. Ylli Pinari, ish-drejtori i "Meico"-s, Mihal Deligjorgji ish- administrator ne fabriken e Gerdecit si dhe Dritan Minxholli me detyre drejtori teknik, jane njohur me akuzat e reja te ngritura nga prokuroria. Por jo vetem kaq. Qe nga dita e djeshme, keta te fundit nuk jane me persona nen hetim, por jane marre te pandehur. Lajmi behet i ditur nga burime prane Prokurorise se Pergjithshme. Grupi hetimor iu ka komunikuar ne oret e vona te dite se djeshme akuzen e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Ndersa Ylli Pinarit, organi qendror i akuzes i ka komunikuar edhe akuzen e "shperdorimit te detyres". Ata jane vene perpara pergjegjesise si autore te tragjedise se Gerdecit. Grupi hetimor ka nen hetime dhe dy ish-punonjesit e Ministrise se Mbrojtjes, Dashnor Caushin dhe Sokol Gjecin. Ketyre te fundit nuk iu eshte komunikuar ende nje akuze, ndersa po verifikohen perfshirja e tyre mbi vendimmarrjet dhe dijenite per demontimin e municioneve ne fabriken e Gerdecit. Sipas burimeve nga prokuroria, Delijorgji, Minxholli dhe Pinari jane pyetur disa dite resht, dhe per ore te tera kane dhene shpjegime mbi demontimin e municioneve qe kryhej ne fabriken e Gerdecit. Secili prej tyre ja ka kaluar pergjegjesine njeri-tjetrit. Pas marrjes se deshmive, grupi hetimor ka arritur ne perfundimin qe keta te fundit jane pergjegjes per tragjedine e 15 marsit. Sipas burimeve, te pandehurit kane punesuar ne kete fabrike punetore, te cilet jo vetem qe nuk kane pasur dijeni ne lidhje me procesin e demontimit, por nga ana tjeter kane punesuar edhe femije. Gjithashtu, nje nga arsyet per te cilat keta te fundit konsiderohen si pergjegjes ne kete proces ka te beje me faktin se keta te fundit nuk kishin krijuar kushtet e punes per demontimin e municioneve. Tragjedia e Gerdecit ka ndodhur me 15 mars te ketij vitit, ku 26 persona humben jeten dhe mbi 300 te tjere u plagosen, si pasoje e shperthimit te fabrikes. Ndersa nga ekspertizat e kryera ne vendin e ngjarjes, rezultoi se shkaku i shperthimit ishte aksidental dhe dyshohej te kishte ardhur si pasoje e ferkimit te barutit me dyshemene, ku gjate terheqjes se saj dyshohet te kete shkaktuar ndezjen e zjarrit, i cili me pas coi deri ne shperthimin e fabrikes. Sipas hetimeve te kryera deri me sot nga prokuroria, ishte percaktuar se ne kete fabrike do te demontoheshin vetem fisheke, por me pas jane demontuar edhe predha, demontime te cilat kryheshin ne menyre artizanale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›