Ben Qimja, kallezim penal ndaj prokuroreve

Tirane - Arben Isufaj ka paditur penalisht ne Prokurorine e Tiranes dy prokuroret, te cilet kane pasur ne duart e tyre dosjen e tij. Nepermjet nje kallezimi penal, qe mban daten 21 korrik te ketij viti, Arben Isufaj, i njohur si "Ben Qimja", i drejtohet drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Tirane, Gent Xholi, ku edhe i kerkon regjistrimin e procedimit penal ne ngarkim te prokurorit Ervin Karanxha, si dhe prokurores se Apelit, Valentina Ahmetaj. Shkak per kete kallezim te depozituar ne sekretarine e Prokurorise se Tiranes, disa dite me pare, ka qene pergjigjja e ekspertizes se sjelle nga ana e Britanise se Madhe, ne te cilen percaktohej se gjurmet e gjetura ne pistoleten, me te cilen eshte vrare Pirro Kociu, jane te te pandehurit Arben Isufaj. Ndersa nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se kjo pergjigje ka pasur disa gabime, me daten e nisjes se saj si dhe daten e mberritjes, te cilat sollen edhe dyshimet per ndonje falsifikim te mundshem te ketij akti. Ky ishte dhe akti, i cili mbertheu ne qeli te pandehurin Isufaj, per te cilen Gjykata e Tiranes kishte caktuar nje mase sigurie "arrest me burg me afat 45 dite". Vete Isufaj, nepermjet avokatit te tij, ka depozituar nje kallezim penal ndaj prokuroreve, te cilet e perdoren kete akt ne gjykate. Ne objektin e kallezimit te tij, Isufaj ben me dije se me daten 10 qershor te ketij viti eshte urdheruar ndalimi tij dhe me pas Gjykata e Tiranes ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg me afat 45 dite" me pretendimin se do te dergohej leter-porosia per ekzaminimin daktiloskopik te gjurmeve papilare te Isufaj. Ai sqaron ne kallezimin penal se pas ankimit te vendimit te bere nga ana e te pandehurit ne Gjykate te Apelit, prokuroria kishte sjelle nje deklarate deshmitari te dy eksperteve britanike, e cila mbante daten 12 qershor te ketij vitit dhe qe ishte servirur si pergjigjja e leter-porosise. "Leter- porosia ne fjale i eshte komunikuar mbrojtesit te pandehurit Arben Isufaj ne te njejten date qe eshte bere deklarata e eksperteve britanike, Martyn Holt dhe Orlette Hunt dhe eshte nisur drejt Britanise se Madhe, me daten 16 qershor te ketij viti, gje qe e ben te pavlefshem deklaraten e mesiperme, pasi ajo eshte pergjigjja e leter-porosise, e cila eshte derguar 4 dite me vone sesa dita e deklarates se eksperteve", sqarohej ne kallezimin drejtuar Xholit. Ndersa ai argumenton se nga ana e prokurorit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane jane konsumuar veprat penale te "fillimit te paligjshem te procedimit penal, pasi pa asnje prove, me daten 1 tetor te vitit te kaluar, ishin filluar hetimet ndaj tij, hetime te cilat ishin pushuar me vendimin e dates 31 janar 2006. Nga ana tjeter, i pandehuri e akuzon prokurorin Karanxha si dhe prokuroren e Apelit, Valentina Ahmetaj, per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve", pasi prej tyre ose eshte leshuar ose eshte perdorur nje dokument i falsifikuar, sic eshte deklarata e dy eksperteve si pergjigje e leter-porosise, e cila ka rezultuar te mos jete e tille. Kallezimi penal ne ngarkim te dy prokuroreve i eshte vene ne dijeni edhe vete Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama. Nderkohe qe i pandehuri i akuzon prokuroret se kane cenuar ne menyre te kunderligjshme lirine e tij.
Padia e bere ne prokurori ndaj dy prokuroreve eshte depozituar me daten 21 qershor te ketij viti nga ana e mbrojtjes se Isufaj, ku edhe i kerkon regjistrimin e kerkeses dhe ndjekjes penale te dy prokuroreve.
90 per qind eshte faktuar nga ana e laboratorit te kriminalistikes se shenjat e gishterinjve te gjetura ne pistoleten, me te cilen eshte vrare Pirro Kociu, jane ato te te pandehurit Arben Isufaj, te marra pas arrestimit te tij.
6 vjet me pare eshte vrare viktima Pirro Kociu, ne rrugen "Him Kolli", vrasje per te cilen eshte marre nen hetim i pandehuri Arben Isufaj, si dhe eshte duke u gjykuar ne gjykate i pandehuri Fatlum Kadia.
4 dite eshte gabuar nga data e nisjes se ekspertizes dhe ne ate te mberritjes se pergjigjes ne vendin tone. Sipas se ciles ka rezultuar se data e mberritjes ka qene me para se data e nisjes nga prokuroria e vendit tone.