E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjendari Presley ne nje mozaik me CD

Anisa Ymeri

"Kjo eshte cmenduria ime e trete", peshperit serbes Saimir Strati. Eshte legjendari Elvis Presley, mbreti Rock 'n' Roll-it, i formesuar ne nje mozaik nga CD. Rrekesh ta kundrosh, pasi imazhi i tij ndjell jo pak, mozaik i cili eshte vendosur ne hyrje te galerise "Ibrahim Kodra", ku pasditen e djeshme u cel ekspozita e njeriut te mozaikeve. Kontrasti te terheq ne fillim, e me pas kureshtja per te pare se cfare materiali ka zgjedhur kete here Strati per mbretin Presley. Ja pra qe te ben te kthehesh dy here! Kete kerkon dhe artisti, qe i realizon ato, pasi tregon me modestine e perhershme: "Ajo qe dua eshte te kthehem dy here te punet e mia. Keshtu me vleresojne". Legjendari nuk eshte formesuar as prej gozhdeve, e as prej levozhgave te vezes, madje as prej kruajteseve te dhembeve. Jane CD! Mozaiku nuk i kalon permasat e 2 metrave katrore per momentin, por ky eshte vetem fillimi. E cfare me mire se CD-te gjendej per mozaikun e mbretit te rokut?! "Ajo eshte nje teknike tanime e realizuar, tregon Strati, dhe pse ne dimension te vogel. Vendi ku do te shperfaqet ne permasa shume me te medha do te jete Amerika. Kam marre disa ftesa per ta realizuar. Do te shihni nje mozaik qe do te kete permasa 30 here me te medha se ky qe eshte i ekspozuar ketu". Ndoshta s'ka per te qene rekordi i trete, pasi prej Stratit eshte zgjedhur Mesdheu per te realizuar rekordin e trete Gines (GUINNESS), por padyshim do te jete nje dhurate e madhe per amerikanet. E nese e pyet cfare pret pasketaj, ai pergjigjet me nje pyetje: "Nuk e di se c'dhurate do te me bejne amerikanet mua?".

Ekspozita e celur pasditen e djeshme mbeshtjell disa prej mozaikeve te tij me te spikatur, ku s'ka se si te mungojne edhe dy veprat e medha te rekordeve Gines, Leonardo Da Vinci i gozhdeve dhe kali i kruajteseve te dhembeve. "Nje pjese e tyre jane te ekspozuara pergjate kohes kur une realizoja rekordin e dyte, tregon Strati, ndersa nje pjese tjeter jane te realizuara se fundi". Por, pa dyshim, qe kjo ekspozite eshte teper e vecante, jo vetem per ate cka mbeshtjell ne brendi, mozaiket e paperseritshem, por edhe per faktin qe Strati e artikulon vete qartazi: "Dy rekordet e mia Gines, nuk jane ekspozuar asnjehere si rekorde per publikun. Ekspozita te jete e hapur per publikun shqiptar, dhe tani pas celjes ketu, do te mund te udhetojne per t'u ekspozuar edhe ne ato vende qe kane kerkuar t'i kene te ekspozuara dy rekordet e mia". Por njeriu i mozaikeve eshte perzgjedhur edhe si nje nder personazhet e nje dokumentari rus, i cili keto dite do te realizohet ne Shqiperi. Ka qene kjo nje shtyse shume e madhe qe ka bere Stratin ta cele ekspoziten e tij ne kohe rekord.

Te performoje ne sy te publikut nuk eshte aspak problem per te. Sapo eshte kthyer nga nje festival arti, qe u mbajt ne Dubai. Performanca live nga e gjithe bota dhe Shqiperia per fat te mire nuk mungonte. Dhe Strati ka dhene provat qe mund ta beje fare mire dicka te tille. "Si duket realizimi i rekordeve me ka ndihmuar se tepermi dhe tani e bej pa shume droje dhe sforco, pasi, nese jam duke punuar, nuk di fare se cfare ndodh rreth meje, shprehet ai. Po kur shkeputem, shoh njerez qe te ndjekin ne cdo levizje, ka pak kontraktim, por zgjat fare pak, pasi kthehesh shume shpejt te puna dhe eshte pjese e harreses ajo qe ndodh".

Rekordet qe s'kane cmim

Te gjithe mozaiket e tij e kane nje cmim, pervec atyre te rekordeve Gines. "Rekordet e mia deri tani nuk kane cmime", pohon Strati. Jane nje sere ankandesh neper bote qe kane marre perfaqesine per t'i ekspozuar. Sigurisht qe rrugen tanime e kane te hapur, pasi, sikunder pohon Strati, ka qene nje kusht i tij qe keto pune te ekspozohen per shqiptaret e mandej mund te jene edhe ne te tjera hapesira ekspozimi. Por sa shume merret nje artist me vendosjen e cmimeve te krijimeve te tij? Disa edhe merren, por njeriu i mozaikeve aspak. Strati shprehet: "Gjeja qe di me pak te bej eshte te shes, apo me mire di vetem te krijoj dhe aspak te shes. Nuk e kuptoj fare pjesen e shitjeve".

Kerkese per rekordin e trete Gines

Shqiptarit te dy rekordeve Gines, ne vitin 2006 me portretin ne gozhde te Leonardo Da Vincit, dhe ne 2007-en me kalin e stermadh te kruajteseve te dhembeve, i eshte kerkuar nje tjeter pune per rekordin e trete. "Me eshte kerkuar mozaiku i trete dhe me eshte thene: Nese do te besh nje te trete, te lutem beje me daten 4 shtator , pasi edhe 2 rekordet e mia te shkuara jane bere ne ate date, vit pas viti. Une do tentoj!". Idete per mozaikun e trete per nje certifikate te mundshme Gines jane te shumta. Por, Strati tregon: "Kam aq shume ide sa nuk kam nje per t'jua thene juve". Ndersa nuk ngurron aspak te thote: "Ofertat nuk jane me per ta bere ne Shqiperi, por diku ne nje vend te Mesdheut". Kjo pasi edhe ideja ka te beje shume me ate cka perben edhe vete natyren mesdhetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›