E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci, GSH: Selmanllari, ortak në biznes me Delijorgjin

TIRANE- Biznesmeni Rrahman Selmanllari, i njohur si miku i ngushtë i djalit të kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, kanë qenë bashkëortakë me Mihal Delijorgjin, , të akuzuarin kryesor për tragjedinë e 15 marsit 2008 në shoqërinë tregtare “Green Power” shpk. Gjatë deponimit në prokurori, Selmanllari, i njohur dhe me emrin e shkurtuar (Rafi) ka mohuar kategorikisht të ketë pasur marrëdhënie në fushën e biznesit me Delijorgjin apo ta ketë mik.

“Gazeta Shqiptare” boton në kryeartikullin e sotëm me titull “Dëshmia e Rafit, mohoi firmën me Delijorgjin, por kishte biznes me të” të gazetares Klodiana Lala, dokumentin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ku Selmanllari dhe Delijorgji janë bashkortakë në shoqërinë tregtare “Green Power” shpk. Shoqeria eshte themeluar dhe regjistruar si person juridik në Gjykatën e Tiranës në korrik të vitit 2007.

GSH boton gjithashtu dhe dëshminë e Rrahman Selmanllarit, dhënë para hetuesve më 16 shtator 2008.

Miku i Shkëlzen Berishës pritet të dëshmojë në gjykatën e Tiranës ndaj Delijorgjit dhe 28 të akuzuarve të tjerë për shpërthimin tragjik.
(Detajet mund ti lexoni sot ne GSH)
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›