E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder, nis sot kompensimi

SHKODER- Posta Shqiptare fillon sot në mesditë shpërndarjen falas të pagesës së ndihmës për dëmet e shkaktuara në objekte, pronë private nga përmbytjet e fillim janarit në qarkun Shkodër. Lajmi konfirmohet zyrtarisht prej këtij institucioni duke bërë me dije ndër të tjera se orari i pagesave në zyrat postare do të jetë nga ora 13.00 deri në 18.00 për ditën e parë dhe nga ora 8.00 deri në 18.00 për ditët në vazhdim.

Sqarohet se grafikët e pagesave do të jenë të afishuara në çdo zyrë postare pranë njësive të qeverisjes vendore të cilat do të jenë në dispozicion të banorëve. Thuhet se përfituesit duhet të paraqiten në zyrat postare të njësive të qeverisjes vendore me një dokument identifikimi i cili mund të jetë kartë identiteti, pasaportë biometrike ose pasaportë e vlefshme si dhe do të firmos në listë-pagesë sipas formatit të përcaktuar në të: emër, mbiemër, firmë.Pastaj, punonjësi i zyrës postare do të bëjë verifikimin e personit me listat e dërguara nga njësia e qeverisjes vendore dhe më pas do të paguajë vlerën përkatëse duke e pajisur përfituesin me mandat arkëtimi. Më tej, informacioni ditor mbi kryerjet e pagesave do të dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›