Gerdeci Gjykata e Larte liron Minxollin

Gjykata e Lartë ka liruar përmes një vendimi ish-drejtorin e fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxollin.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi ndaj Minxollit masën e sigurisë “arrest shtëpie”, me pretendimin se atij i kanë skaduar afatet ligjore të paraburgimit.
Kolegji Penal ka vlerësuar se përllogaritja e afateve është bërë që nga dita kur dosja “Gërdeci” u dorëzua në Gjykatën e Lartë.