E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nuk do te paraqitet ne komisionin hetimor Eshte e paligjshme

Presidenti i Republikes Bamir Topi nuk do te paraqitet per te deshmuar ne komisionin hetimor parlamentar i ngritur per te hetuar mbi ngjarjet e demonstrates se 21 janarit. Keshilltari juridik i presidentit Spiro Peci tha sot se kerkesa e komisionit eshte e paligjshme dhe jashte kompetencave te tij.

Komisioni Hetimor ne kerkesen e vet qe Presidenti i Republikes te paraqitet para tyre per te deshmuar eshte ne kapercim te kompetencave duke shkelur ligjin - tha Peci

Sa i perket tabulateve telefonike te kerkuara nga komisioni hetimor per gazetare funksionare shteti apo perfaqesues te popullit Peci tha se komisioni hetimor ne kerkesen e vet eshte ne shkelje te hapur te ligjeve te ketij vendi.

Me poshte deklarata e plote e keshilltarit juridik te presidentit Spiro Peci

Sic eshte bere publike nga Komisioni Hetimor i Kuvendit te Shqiperise por edhe nga shkresat qe na jane derguar prej ketij Komisioni eshte kerkuar qe Presidenti i Republikes brenda dates 2 shkurt te dergoje nje informacion per te gjithe veprimtarine e tij gjate dhe pas dates 21 janar 2011.

Me qellim te berjes transparente te qendrimit institucional te Presidentit te Republikes sqarojme opinionin publik

Presidenti i Republikes ushtron kompetencat e tij ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ne mbeshtetje te nenit 92 germes h te Kushtetutes Presidenti eshte autoriteti qe kerkon te dhena me shkrim pra informacione nga drejtuesit e institucioneve shteterore per ceshtje qe kane bejne me veprimtarine e tyre. Pra Presidenti ka te drejten e informimit por jo detyrimin per te informuar. Kerkesa ne fjale e Komisionit Hetimor pa permendur objektin e saj qe ne vetvete permban elemente qe realisht pengojne kthimin e nje pergjigjeje eshte e pakuptimte per aq kohe sa po ky Komision me shkresen e dates 31 janar 2011 therret Presidentin e Republikes per tu paraqitur ne Komision ne oren 17.30 te dates 3 shkurt me qellim realizimin e nje seance pyetjesh lidhur me objektin e hetimit te ketij Komisioni Hetimor.

Presidenti i Republikes ne respekt te institucioneve sic eshte Kuvendi apo dhe komisionet e tij hetimore shpreh gatishmerine duke iu pergjigjur pozitivisht kesaj kerkese por vetem ne perputhje me ligjet e ketij vendi.

Duke marre shkas nga sa me siper deshirojme te theksojme se Komisioni Hetimor ne kerkesen e vet qe Presidenti i Republikes te paraqitet para tyre per te deshmuar eshte ne kapercim te kompetencave duke shkelur ligjin. Dihet se komisionet hetimore te Kuvendit e ushtrojne veprimtarine e tyre sidomos per metodiken e hetimit ne perputhje me dispozitat e Kodit per Proceduren Penale pika 2 e nenit 4 te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit. Referuar ketij detyrimi ligjor po ju lexoj nenin 162 te Kodit te Procedures Penale qe titullohet Marrja e deshmise se Presidentit te Republikes dhe te nepunesve te shtetit ne te cilin thuhet

1. Deshmia e Presidentit te Republikes merret ne seline ku ai ushtron funksionet e Kryetarit te Shtetit.
2. Kur duhet te merret deshmia e Kryetarit te Kuvendit Kryetarit te Keshillit te Ministrave Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ose dhe te Gjykates se Larte keta mund te kerkojne te pyeten ne seline ku ushtrojne detyren e tyre.

Pra sic del e qarte nga permbajtja e ketij neni Presidenti nuk mund te thirret per tu paraqitur ashtu sic kerkon Komisioni Hetimor por jo vetem kaq. Atij ne dallim nga funksionaret e larte te shtetit nuk i lejohet te paraqitet para Komisionit Gjykates apo dhe Prokurorise.

Ne keto kushte edhe njehere duke shprehur gatishmerine per te deshmuar ne respekt te ligjit Presidenti i Republikes do te percaktoje menyren dhe kohen e realizimit per tiu pergjigjur pyetjeve te Komisionit Hetimor.

Me lejoni qe vec problemeve te trajtuara me lart duke qene para perfaqesuesve te medias te shfaq opinionin lidhur me nje debat qe ka te beje jo vetem me gazetaret por me nje numer te madh funksionaresh apo perfaqesuesish te popullit qe mund te cenojne ne cdo kohe edhe interesat e cdo qytetari te thjeshte te ketij vendi. E kam fjalen pikerisht per kerkesen e Komisionit Hetimor drejtuar operatoreve te sipermarresve te rrjeteve dhe sherbimeve te komunikimeve elektronike publike. shte i perditshem debati nese nje veprim i tille eshte ne perputhje apo kundershtim ne me ligjin. Qe ne fillim deshiroj te theksoj qe Komisioni Hetimor ne kerkesen e vet eshte ne shkelje te hapur te ligjeve te ketij vendi. Pa permendur Kushtetuten e Republikes apo Konventen Europiane e te Drejtave te Njeriut te cilat mbrojne te drejten e privatesise se shtetasve qofshin me funksione apo pa funksione shteterore publike apo politike por jane nje sere ligjesh specifike qe bejne te qarte paligjshmerine e kerkeses se Komisionit Hetimor.

Ky Komision vertete ushtron veprimtarine persa i perket metodikes se hetimit si marrja e vendimeve te ndermjetme per pyetjen e deshmitareve thirrjen e eksperteve dhe marrjen e dokumenteve por ne asnje rast nuk mund te ndermarre atributet e prokurorit dhe gjykates qe me ligjet e vecanta i atribuohen ketyre organeve. Ne rastin konkret Komisioni arsyeton se ka kerkuar thjesht disa dokumente qe jane skedaret e te dhenave per pajtimtaret e telefonise qe Komisioni i quan tabulate. Dua te theksoj se pikerisht keto skedare apo tabulate sic quhen ne gjuhen e perditshme ligjet i vendosin ne nje trajtim te posacem. Per te argumentuar kete po u referohem dispozitave ligjore vetem per dy ligjeve te vecanta. Konkretisht ne nenin 101 paragrafi 2 dhe 3 te ligjit nr. 9918 date 19.05.2008 Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise thuhet se

2. Skedaret duhet te permbajne te dhenat qe mundesojne pra gjithmone tabulatet

a identifikimin e pajtimtareve duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit te plote te tyre
b identifikimin e pajisjeve fundore te perdorura gjate komunikimeve
c percaktimin e dates te ores kohezgjatjes se komunikimit dhe numrit te thirrur.

Pra i ka percaktuar ligji te gjitha cka kerkohen nga ky Komision.

3. Keta skedare duhet tu vihen ne dispozicion edhe ne forme elektronike autoriteteve qe i percakton Kodi i Procedures Penale ne baze te kerkeses se tyre. shte e shprehur ne menyre te qarte nga ligji.

Pra sic shihet ky ligj detyron operatorin qe keto skedare ti vihen ne dispozicion vetem autoritetit qe percakton Kodi i Procedures Penale. dokush dhe me njohuri minimale ne fushen e se drejtes do kerkonte ne kete Kod se cili eshte autoriteti qe mund ti vihen ne dispozicion keto skedare. Pergjigjen e gjejme ne piken 1 te nenit 222 te Kodit te Procedures Penale ku thuhet se regjistrimi i numrave te telefonit hyres dhe dales pra elemente qe permend ligji qe sapo citova ajo cka njihet si tabulate ligji autorizon vetem prokurorin per marrjen e tyre. Nga kjo del e qarte se kerkesa te kesaj natyre mund te paraqese vetem prokurori perndryshe me logjiken e Komisionit Hetimor se ka te drejte te paraqese kerkesa te tilla dhe te administroje dokumente te kesaj natyre Komisionin nuk do ta pengonte asgje per te kryer veprime qe ligji i atribuon vetem prokurorit dhe gjykates sic jane arrestimet venie nen sekuestro pse jo dhe dhenien e vendimeve penale.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›