Komisioni hetimor, Topi nuk do të dëshmojë
Presidenti i Republikës Bamir Topi nuk do të paraqitet në komisionin hetimor për 21 janarin.
Këshilltari juridik i presidentit, Spiro Peçi ka dalë para mediave për ta cilësuar të paligjshëm thirrjen e kreut te shtetit për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar duke sqaruar se presidenti Bamir Topi nuk do të marrë pjesë në seancën e caktuar për të.
Duke folur për herë të parë për komisionin hetimor parlamentar, këshilltari juridik Spiro Peçi në emër të kreut të shtetit ka reaguar edhe tabulatet telefonike duke e cilësuar edhe këtë si një kërkesë që shkon në kundravajtje me ligjin.
Ky është i pari reagim i presidentit të republikës Bamir Topi ndaj akuzave të maxhorancës dhe ndaj kërkesës së komisionit hetimor për ta marrë në pyetje dhe për të marrë tabulatet telefonike të kreut te shtetit.
Komisioni hetimor parlamentar kishte lajmeruar se ditën e enjte do të thërriste në seancë dëgjimore kreun e shtetit për të sqaruar pozicionin e tij në 21 janar.