PS: Basha përgjegjës për vrasjet e 3 demonstruesve

Partia Socialiste ka akuzuar ministrin e Brendshëm si përgjegjësin për vrasjet e tre personave në demonstratën e 21 janarit, duke theksuar se gjatë fjalës së tij në komisionin hetimor, ka dashur të përfshijë edhe diplomatët në atë ngjarje.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Eduard Shalsi ka theksuar se deklarat e djeshme të ministrit Basha në komisionin hetimor tregojnë fare qartë panikun në të cilën është zhytyr dhe çmendurinë që ka kapluar këtë qeveri.
“Lulëzim Basha nuk mund të thoshte se kush i vrau qytetarët e pafajshëm. Njeriu që nëpërmjet urdhërave të dhëna për Gardën e Republikës, njeriu që njihet nga të gjithë shqiptarët si vrasësi i tre qytetarëve, njeriu që urdhëroi Policinë e Shtetit të përdorte dhunë ndaj demonstruesve të pafajshëm, njeriu përgjegjës për mbrojtjen e paligjshjme që i bën titullarëve të gardës duke krijuar preçedentë të rrezikshëm për pavarësinë e intitucioneve, ky njeri ka tentuar të përfshijë edhe diplomatë të huaj se i paskan sugjeruar që të përdornin edhe ushtrinë për të shtypur demonstruesit. Kjo tregon panikun ku është zhytur kjo qeveri dhe panikun që ka kapur titullarët e saj. Shqiptarët e kanë të qartë se kjo bandë u vodhi votën fillimisht, pasurinë më vonë dhe më së fundi për t’i vrarë”, është shprehur Shalsi.