E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci” PD: Do punojmë për mbylljen e plagëve

PD ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, në një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i PD, Gerti Bogdani ka siguruar të afërmit e 26 viktimave se qeveria do të punojë për mbylljen e plagëve të tragjedisë. 

TIRANE- Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, në një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i PD, Gerti Bogdani ka siguruar të afërmit e 26 viktimave se qeveria do të punojë për mbylljen e plagëve të aksidentit tragjik të vitit të shkuar.
Ndërkohë, Bagdani ka kritikuar kreun e PS, duke u shprehur se ka zgjedhur këtë ditë për kë hapur fushatën e tij zgjedhore.
“Edi Rama, ka zgjedhur këtë ditë për të hapur me një miting mortor, duke dhunuar Kodin e të Vdekurve, fushatën e tij elektorale”-theksoi zëdhënësi i PD.
Ndër të tjera PD i ka konsideruar “lot krokodili” homazhet e PS, për viktimat e Gërdecit. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›