Londër, Media: Vrarësi shqiptar i lirë në Britani
Media britanike denoncon një tjetër skandal, kur një shtetas shqiptar i dënuar me 20 vjet burg në Shqipëri jeton i lirë dhe me pasaportë në Britani.
LONDER- Qeveria britanike eshte nen presion pasi vrasesi shqiptar Afrim Sinani i arratisur nga burgu shqiptar qe ne 1997, sot leviz i lire ne Britani pasi vete shteti i ka dhene nje pasaporte britanike. Historia dhe skandali qe mbart rasti i shqiptarit Afrim Sinani eshte publikuar ne revisten “People” ne Britani ku denoncohet paaftesia e shtetit per te debuar kriminelet. Revista citon se ashtu si Sinani, ne Britani jane 100 kriminele qe kane perfituar azil edhe pse ne Shqiperi jane te kerkuar. Per rastin Sinani, artikulli thote se policet paralajmeruan 6 vite me pare se krimineli shqiptar perdorte emer te rreme. Interpoli madje nxorri nje foto te tij si dhe gjurmet e gishtwrinjve. Por policia nuk e gjeti dot dhe cuditerisht atij iu dha pasaporte britanike. Sinani tani ka mbiemrin Pulaj dhe jeton ne Ilford ne lindje te Londres me gruan e tij Myzaferen dhe tre femijet. Ai ne Shqiperi eshte i denuar me 20 vjet burg, per vrasjen e nje burri, qe sipas tij i kishte vrare babane. Por doli nga burgu ne ‘97 dhe bashke me gruan mberriti me kamion ne Britani ne vitin 2000. Atij iu dha azil pasi deklaroi se ishte refugjat nga Kosova. Ne 2005 Sinani siguroi dokumentat dhe mori shtetesine britanike. Ministri i Emigrimit te qeverise hije konservatore Damian Grin thote se ky skandal eshte shokues, pasi nje kriminel eshte i lire dhe leviz ne rruget e Britanise.
(NEWS24/BalkanWeb)