E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, PDK: Politika të mos ushtrojë presion

Duke e quajtur dënimin e pergjegjesve si nje sfide te madhe qe drejtesia ka para vetes, PDK i ben thirrje te djathteve te mos ushtrojne presion ndaj ketyre institucioneve qe po trajtojne tragjedine e Gerdecit. 

TIRANE- Ne perkujtim te 1 vjerorit te tragjedise se Gerdecit, Partia Demokristiane kerkon denimin maksimal qe lejon ligji per pergjegjesit ndersa i sygjeron së majtes te mos e perdore poltikisht kete fatkeqesi.
Duke e quajtur dënimin e pergjegjesve si nje sfide te madhe qe drejtesia ka para vetes, deputeti Jak Ndokaj, i ben thirrje te djathteve te mos ushtrojne presion ndaj ketyre institucioneve per ceshtjen ne fjale.

”Sot kur përmbushen një vit nga kjo tragjedi PDk shikon me shqetesim se ende nuk janë vënë para drejtësisë personat përgjegjës që shkaktuan këtë tragjedi. Ndërkohë që janë shtuar spekullimet dhe përfitimet politike nga kjo tragjedi” – tha Ndokaj.

Faktori politik sipas PDK –se si pozita dhe opozita duhet te mbeshtesin pavaresine e insitutcioneve te drjetësise dhe ti inkurajoje ato ne zbatimin e ligjit.

Hetimet 1-vjeçare të shpërthimit tragjik në ish-repartin e tankeve në Gërdec, u mbyllen nga Prokuroria e Përgjithshme, duke dërguar kështu përfundimisht në Gjykatën e Lartë dosjen voluminoze te heitmit ku ndodhen emrat e 29 të pandehurve, midis te cileve edhe emrat VIP si ish-ministri Fatmir Meidu si dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›