E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, PD: Peleshi s’ka bërë asgjë për infrastrukturën

Në deklaratën për shtyp të selisë blu në Korçë thuhet se bashkia ka mbetur në investimet e të djathtëve para vitit 2005, nuk janë bërë më investime në infrastkrukturë. 

KORCE- Ndizet lufta politike në juglindje, PD sulmon ashpër bashkinë e qytetit. Prag fushata elektorale duket se ka ndezur motorët e saj edhe në qytetin e Korçës. Në fakt loja e deklaratave ka hapur siparin e kësaj fushate, ndrsa demokratët e mazhorancës kanë shantazhuar bashkinë dhe kryebashkiakun e saj Niko Peleshi për një imazh të shprishur të Korçës, ku sipas demokratëve infrastruktura rrugore është vajtuese. Në deklaratën për shtyp të selisë blu në Korçë bërë publike gjatë të premtes thuhet ndër të tjera se bashkia ka mbetur në investimet e të djathtëve para vitit 2005 ku nuk janë bërë më investime në infrastkrukturë, madje më keq akoma qyteti është mbushur me rrugë me gropa dhe me baltë. Sipas demokratëve ky qytet është përbaltur i gjithi, ndërsa bashkia sipas tyre merret me festa duke harruar qëllmin e saj të vërtetë. Nga ana tjetër ka qënë vetë kryetari i bashkisë së Korçës Niko Peleshi i cili në një dalje të detyruar publike ka theksuar se gjatë qeverisjes së demokratëve është ndërhyrë në vetëm 15 mijë metra rrugë nga 60 mijë që ka bërë kjo bashki gjatë kësaj kohe nëpër të gjitha rrugët ndërlidhëse të qytetit. Kryebashkiaku Peleshi ka theksuar se demokratët nuk duhet të njollosin politikisht punën reale që është bërë nga institucioni i bsshkisë. Përsa iu përket festave ka theksuar Peleshi kjo ka qënë filozofia për ta bërë këtë qytet atraktiv edhe për të tjerët, por dhe që korçarët në mënyrë të veçantë të shijojnë të mirat e tij. “Birra Korça dhe kërnackat e famshme nuk mund të bëhen blu për shkak të kësaj politike denigruese”, ka vazhduar më tej i pari i bashkisë korçare.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›