E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Masa për mbarëvajtjen e protestave

Policia e kryeqytetit deklaron se janë marrë të gjitha masat për protestat e paralajmëruara për nesër mbi tragjedinë e Gërdecit. Ndalim qarkullimi të automjeteve në sheshet kryesore nga ora 07:00 deri 20:00. 

TIRANE- Policia e Kryeqytetit garanton zhvillimit normal të protestave të paralajmëruara mbi zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit, nga PS dhe LSI, gjatë ditës së nesërme.

Policia e Qarkut Tiranë, bën të ditur se duke filluar nga nga ora 07.00 ,deri në orën 20.00 të ditës së nesërme, do të ndalohet parkimi i automjeteve në : Sheshin "Skëndërbej", sheshin "Nënë Tereza", Sheshin "Italia" dhe Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", ku janë parashikuar zhvillimet e protestave.

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, "nga ora 16.00’ deri në orën 20.00 të kësaj date, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë sheshit "Nënë Tereza" deri në Urën e Dajtit. Ndërsa po më këtë ditë nga ora 17.00’ deri më 20.00’, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë sheshit "Skëndërbej", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshi "Nënë Tereza
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›