"Gerdeci", Pinari: Do te zbuloj sekretet e shtetit
Tirane-Avokatet mbrojtes te te pandehurve te ceshtjes "Gerdeci", i kane parashtruar gjykates ne seancen e djeshme 22 kerkesat e tyre. Ushtaraket e akuzuar ne kete proces, kane kerkuar ndarjen e ceshtjes nga kater te pandehurit e tjere, te akuzuar per vepren penale te "vrasjes masive". Pas pretendimeve te Prokurorise se Tiranes, avokati mbrojtes i Ylli Pinarit, i ka kerkuar gjykates qe procesi gjyqesor te behej me dyer te mbyllura, pasi kemi te bejme me nxjerrje te sekretit hetimor, te cilat kane te bejne me depot e armatimit, cminimit etj. Pas pese seancash gjyqesore te shtyra avokatet mbrojtes te 25 te pandehurve gjate kerkesave te tyre paraprake, kane kerkuar dje vecimin e ceshtjes per personat qe akuzohen per "shperdorim detyre" dhe "falsifikimin te dokumenteve". Mbrojtesit kane argumentuar se klientet e tyre akuzohen per vepra penale, te cilat nuk jane ne bashkepunim me njera-tjetren, per kete arsye duhet te gjykohen me vete. Te vetmit avokate qe nuk kerkuan vecimin e dosjes, ishin mbrojtesit e te pandehurve Mihal Delijorgji, te shoqerise "Albademil", Ylli Pinarit, Sokol Ngjecit dhe Dritan Minxhollit. Nga ana tjeter prokuroret e ceshtjes kane kundershtuar kerkesat e mbrojtesve, pasi ceshtja ne fjale ishte nje ceshtje e lidhur dhe nuk mund te gjykohej me vete. Ne te njejten kohe prokuroria ka argumentuar se nje avokat, nuk mund te mbroje dy te pandehur ne kete ceshtje. Sipas tyre ne kete rast kemi te bejme me konflikt mes tyre. Nje nga rastet e permendura ishte edhe mbrojtja e Mihal Delijorgjit, avokati i te cilit mbron edhe shoqerine "Albademil". Nderkohe qe pretendimi i akuzes eshte hedhur poshte nga mbrojtja, e cila ka shpjeguar se nuk ka konflikte mes tyre. Pas paraqitjes se 22 kerkesave, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, ka vendosur te shtyje procesin per daten 7 tetor, ku edhe do te jape vendimin e saj ne lidhje me vecimin apo jo te dosjes. Gjate procesit te djeshem gjyqesor, moren pjese te pandehurit Dashnor Caushi, Gezim Oshafi, Jorgo Mino, Ilmi Lacaj, Denis Hajdari dhe Hysni Cocka, ndersa te pandehurit e tjere perfaqesoheshin nga mbrojtesit e tyre me prokure. Prokuroria e Tiranes ka si te pandehur 29 persona, te cilet akuzohen per tragjedine e "Gerdecit", ku vetem 4 prej tyre jane te arrestuar. Ne pranga jane ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, administratori i kompanise "Albademil", Mihal Delijorgji, ish-drejtori teknik i fabrikes se cmontimit te municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish-punonjesi i MEICO-s, Sokol Ngjeci.
R.Caushaj
R.Caushaj