E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat fermerit qe zbuti ujkun

Kurbin- Atentat ne prite, njeriut qe zbuti ujkun ne nje kafaz me gomarin. Rrok Hoti ka marre plage ne trup, nga bresheria e nje krehri me fisheke te zbrazur nga automatiku "Kallashnikov", ndersa per fat te mire ndodhet jashte rrezikut per jeten. Pak dite me pare 50-vjecarit i kane rrahur edhe djalin ne qytetin e Lacit, ndersa policia nuk ka ende asnje te ndaluar per dy krimet. Dyshohet se behet fjale per nje konflikt pronesie, por burime policore pohuan se mund te jene edhe pasojat e perplasjeve te ashpra, gjate diteve qe fermeri zbuste kafshen e eger ne kafaz, te cilen ia moren me force derisa ujku u gjet i ngordhur. Burime zyrtare thane se kane identifikuar te dyshuarin me inicialet A. N., i cili u denoncua nga i demtuari si autor.

Ngjarja ka ndodhur ne aksin Lac-Fushe-Kuqe. Ne oret e pasdites 50-vjecari Rok Hoti, kthehej ne banese me zetorin e tij, qe e mbante per pune bujqesie. I riu A. N., banues po ne Fushe-Kuqe, i ka zene prite ne nje kthese bashkefshatarit, prane shkolles se fshatit. Atentatori sipas deshmise se Hotit, udhetonte me nje makine me targa te huaja. Pasi i ka zene rrugen, ai ka dale me nje arme automatike ne dore. Brenda pak casteve ka zbrazur nje kreher me 32 fisheke. Si pasoje e bresherise, mjeti eshte demtuar teresisht dhe ka marre disa plage te lehta drejtuesi 50-vjecar, qe ka mbetur i terrorizuar. Po keshtu caste paniku kane perjetuar edhe banoret e zones, qe njoftuan policine vendore. Vete Hoti i ka treguar policise emrin e agresorit, i cili nuk u be publik per shkaqe hetimore. A. N., u shpall ne kerkim, kurse 50-vjecari ka mohuar te kishte me te konflikte te meparshme. Burime zyrtare te policise, thane se nje prej pistave qe po hetohet eshte pronesia dhe nje grindje banale e shume koheve me pare. Pikerisht per kete shkak eshte sulmuar edhe djali i Hotit, qe ka marre plage ne gjymtyre pas rrahjes. Policia heton edhe konfliktet e lindura si shkak i bujes qe beri lajmi ne mediat boterore, per zbutjen e ujkut nga fermeri.

Rrok Hoti u be personazh i njohur ne rrethin e Kurbinit dhe me gjere, me publikimin e lajmit se kishte zbutur nje ujk, i cili bashkejetonte me nje gomar ne kafaz, pa e demtuar. Mediat vendase dhe te huaja publikuan kete lajm qe ishte nje rast i rralle, por Ministria e Mjedisit, ne vitin 2007, urdheroi lirimin e ujkut nga kafazi. Ky urdher u zbatua me force dhe pas nje muaji kafsha e zbutur, u gjet i ngordhur prane shtepise se fermerit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›