E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Gaxhait”, rikthehet me grabitje

Vlore- Rikthehen grabitjet famekeqe te “Bandes se Gaxhait”. Ne nje kohe kur kapoja kishte marre vendimin ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda, dy ish-anetaret e vjeter te bandes ne bashkepunim edhe me nje shokun e tyre, kane mire organizuar grabitjen e dy vilave dhe nje pike karburanti. Te armatosur deri ne “dhembe”, me maska, Lodian Zykaj, 30-vjec dhe Viktor Nuredinaj, 39-vjec, kane mire organizuar planin per grabitjet qe do te kryheshin ne seri. Mesohet se ata do te shfrytezonin oren e drekes ku banoret e vilave, ndodheshin ne gjume ose ne plazh. Sipas burimeve nga policia, Nuredinaj dhe Zykaj kane vezhguar vendin disa dite radhazi. Te arrestuarit pasi kane konstatuar qe ne nje vile ka pasur nje qen, ata kane pergatitur edhe planin sesi do ta helmonin. Mesohet se dje kane marre me vete nje qese me sallam te helmuar, te cilen do ia jepnin si ushqim qenit, per te evituar lehjet e tij, ne menyre te tille qe te mos diktoheshin nga te zotet e baneses. Grabitjet mesohet se ishin percaktuar qe do te kryheshin ne oren 2:30 te dites se djeshme. Plani nuk iu ka dale sic e kishin parashikuar. Viktor Nuredinaj dhe Lodian Zykaj, te dy lindur dhe banues ne Vlore jane arrestuar ne flagrance ne momentin qe do te kryenin grabitjet me arme. Operacioni u kodua “Maskat”. Sipas policise, Komisariati i Vlores dispononte informacione se ne qytetin bregdetar ishte aktivizuar nje grup me rrezikshmeri te theksuar shoqerore, te cilet kishin organizuar per te bere disa grabitje me arme dhe maska te disa karburanteve dhe banesave qe ndodhen ne lagjen “28 Nentori” ne Vlore. Sipas policise ata jane denuar si anetar te “Bandes se Gaxhait”. Nuredinaj dhe Zykaj ne momentin e arrestimit iu gjeten dhe iu sekuestruan me cilesine e proves materiale dy automatik model 56 (kallashnikov), 150 fisheke model 56 , 5 karikatore model 56, nje arme pistolete TT, 2 krehra pistolete me 14 fisheke, 5 pale doreza te gomuara, kater maska me ngjyre te zeze, nje mjet “Volsvagen Polo” me targe TR 3279 N, si dhe nje qese me sallam te helmuar, qe do te perdorej per te helmuar qenin e objektit ku do te behej grabitja. Armet mesohet se i kishin marre me vete per ta perdorur ne rast kunderpergjigjeje nga te zotet e baneses. Policia e Vlores ka ngritur ne ngarkim te tyre akuzat e “vjedhjes me arme e kryer ne bashkepunim” e ngelur ne tentative, sigurimi i mjeteve per vjedhje, armembajtje pa leje. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Vlores.
R.Caushaj

Banda
Sipas policise nje prej te arrestuarve, Lodian Zykaj dhe Lodian Zykaj kane qene pjese e “Bandes se Gaxhait”, bande e rrezikshme kriminale gjate trazirave te ndodhura ne vitin 1997 ne qytetin e Vlores.

Te arrestuarit
Viktor Nuredinaj, 39-vjec, lindur e banues ne Vlore
Lodian Zykaj, 30-vjec, lindur e banues ne Vlore

Sekuestrimet

dy arme zjarri automatike, model 56 (kallashnikov)
nje arme zjarri pistolete, model 54 (TT)
150 fisheke dhe 7 krehra me fisheke
kater maska me ngjyre te zeze
5 pale doreza te gomuara
nje qese me sallam te helmuar qe do te perdorej per te helmuar qenin e objektit ku do te realizohej grabitja
nje mjet “Volsvagen polo” me targe TR 3279 N

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›