Kriza, Rama:ZgjidhjaTransparenca, nëses'pranohet protesta
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste shprehet i vendosur se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për transparencën e kutive të 28 qershorit si i vetmi kusht për të zgjidhur krizën.
“Pa zgjidhjen e krizës problemet me demokracinë dhe ekonominë vetëm përkeqësohen dhe përgjegjësia bie mbi Berishën“- ka thënë lideri i opozitës në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët që u zhvillua sot në mesditë në selinë rozë.
Në përfundimin e afatit dy javor të ndërkombëtarëve të vendosura në mbrëmjen e 20 marsit në tryezën e Strazburgut për zgjidhjen e krizës Rama komentoi se “vendi nuk është në një periudhë lufte me afate që në momentin e përfundimit prodhojnë ndonjëherë efekte bombarduese. Por jemi në një proces ku është përfshirë ndërkombëtarët dhe është vendosur një afat për të gjetur një zgjidhje dhe është i lidhur me procesin e integrimit dhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE e PE dhe komunitetin ndërkombëtar.
Rama nënvizoi se “kriza nuk është zgjidhur por përkeqësuar” dhe përsëriti apelin ndaj kryeministrit Berisha për të dëgjuar ndërkombëtarët për të gjetur zgjidhjen.
"Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë dhe se rruga e protestave mbetet e hapur nëse pala tjetër nuk do të pranojë zgjidhjen" - theksoi Rama.
“Fakti që ne jemi vënë në dispozicion për të zgjidhur krizën nuk do të thotë që kriza është zbutur, ajo qëndron në themelin e procesit demokratik dhe zgjidhja e krizës është transparenca për ti hapur rrugën jo vetëm një procesi ku do nxjerrë në dritë të diellit një proces zgjedhor, por do vendosë transparencën në themel të procesit demokratik”-nënvizoi kryetari i PS.
Ai përsëriti se PS nuk dëshiron që kriza politike të kushtëzojë procesin e liberalizimit të vizave dhe qëndrimin e tij e ka dërguar tek ndërkombëtarët si me shkrim edhe me gojë sepse kutitë e mbyllura nuk duhet të mbyllin vizat. Sepse, për ne, lëvizja e lirë nuk duhet penguar në asnjë mënyrë më tutje sic është penguar për shkak të keqqeverisjes.
Në bashkëbisedimin me gazetarët Rama u ndal dhe në situatën ekonomike e cila sipas tij ka tendenca drejt përkeqësimit” dhe ka “tendencë për mbylljen e vendeve të punës”.Ai akuzoi Berisën për fshehje të shifrave reale të ekonomisë.
(s.g/BalkanWeb)