Gjobiti importuesin e gazit,arrest me burg kryenispektorit
TIRANE-Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Virgjil Jotin, kryeinspektorin e Inspektoratit Qendror Teknik të Karburanteve (IQTK) dhe njërin prej vartësve të tij Kastriot Llakaj. Ndërsa ndaj inspektorit tjetër Luan Qato është lënë hetimi në gjëndje të lirë. Inspektorët akuzohen për korrupsion aktiv. Prej tri ditësh, kryeinspektori Joti si dhe inspektorët Luan Qato e Kastriot Llakaj ndodheshin të izoluar në qeli, pasi u prangosën në kuadër të operacionit të koduar "Bojaxhiu". Tre nëpunësit e institucionit që ndodhet në varësinë direkte të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës akuzohen se i kishin vënë një "gjobë" të majme një importuesi gazi të lëngshëm. Të dyshuarit kishin kërkuar nga subjekti "Kalaja" sh.a shumën e 20 mijë eurove në këmbim të dhënies së lejes së kryerjes së kontrollit teknik për zhdoganimin e dy anijeve me gaz të lëngshëm. Pronari i subjektit që importonte gaz nga Algjeria, Azerbajxhani dhe Arabia nuk ka hezituar, por është drejtuar në zyrat e njësisë së specializuar task- force duke bërë denoncimin, që është pasuar me arrestimin e Jotit dhe dy vartësve të tij.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)