Kush e ka parë Bleonën e vogël?Nisin kërkimet, Polici-UNMIK
KUKES- Policia shqiptare intensifikon kërkimet duke përfshirë edhe UMNIK-un për gjetjen e gjurmëve të Bleona Matës, 6 vjecares së zhdukur pasditen e 22 majit në fshatin Zapod të Kukësit. Pas një marrëveshje dy palëshe mes dy vendeve, të hënën e ardhshme pritet që të nis një kërkim intensive në të gjithë zonën kufitare mes Shqipërisë e Kosovës, pasi fshati Zapod është shumë afër kufirit me Kosovën . Operacioni ka për qëllim gjetjen e ndonjë gjurmë të vogëlushes Bleona Mata e cila u zhduk teksa kishte vajtur të kulloste bagëtitë bashkë me hallën e saj dhe dy vajza të tjera. Ndërkohë mësohet se policia po bën tentativa për të krijuar një identikit të personit që mendohet se mund të ketë rrëmbyer vogëlushen. Sipas dëshmisë së gjyshes së Bleones një person i veshur me xhup të zi ka ndjekur nga pas vajzat teksa po shkonin të kullosnin bagëtitë. Në Zapod ndodhen dhe ekspertë të policisë së shtetit, ndërsa janë vënë në punë edhe shërbimet e inteligjencës.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)