Gerdeci deshmojne punetoret

Belliu gjate deshmise rrefeu se amerikanin Rod Tejler administratorin lokal te firmes SAC e kishte njohur ne Vore ne qendren e tij te internetit. Duke qene se i ofronte internet per nje kohe te gjate Tejler i kishte ofruar pune deshmitarit per gjashte muaj me radhe qe te kryente demontimin e fishekeve me kaliber te vogel nderkohe qe kjo kontrate sipas Belliut u nderpre pasi filloi faza e dyte e demontimit ajo e fishekeve te nje kalibri te madh.
Sipas Belliut Tejler i kishte thene se eshte teper e rrezikshme dhe se rrinte ne zyren e tij ne Gerdec vetem pak sekonda dhe se dilte menjehere per shkak te pasigurise se madhe.
Belliu tha se ne fazen e dyte te ketij projekti Tejler nuk punonte me por ishte duke ambalazhuar makinerite e demontimit te fishekeve te vegjel per tu larguar nga Shqiperia. Belliu tha se ne castin e shperthimit amerikani ka xhiruar dhe se nje kopje ja kishte dhuruar atij. Kete kopje Belliu ja kishte dhuruar medias.