Nuk ka me fatura aforfe

OSSH ka nisur pajisjen e te gjithe faturuesve me nje aparat palmar me GPS nepermjet te cilit jo vetem hidhen te dhenat online.
Drejtori i matjeve prane OSSH-se Agron Seseri shpjegon se cdo faturues nepermjet sistemit GPS monitorohet per punen qe kryen dhe pervec kesaj ka detyre te fotografoje matesin .
Lexuesi nuk mund te beje me gabim njerezor apo manipulim shifrash. Fotografimi i matesit nuk do te lejoje me asnje abuzim thote Seseri.
Nga ana tjeter te dhenat qe kalojne ne kohe reale ne serverin qendror monitorohen dhe brenda dites kapet se ku eshte bere pa u printuar fatura e abonentit.
Te dhenat ruhen serverin tone. Ne menyre reale ne verifikojme nese lexuesi ka gabuar apo nuk ndodhet ne vendin e leximit thote menaxherja e projektit Gentiana Hyka.
Nepermjet ketij investimi kompania CEZ konfirmon ne kohe reale edhe abuzimet apo cenimin e matesve nga ana e abonenteve. Brenda vitit 2001 CEZ synon faturimin e kompjuterizuar te energjise ne te gjithe vendin.