E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëshmojnë ushtarakët që ngritën pikën e demontimit

Seanca gjyqesore ndaj 29 te pandehurve te procesit Gerdeci, vijoi me deshmine e ushtarakeve per krijimin e pikes se demontimit te municioneve ne Gerdec. Deshmitari, Albert Bora, aktualisht komandant i Shkolles se Trupes, deklaroi perpara gjykates ne ate periudhe mbante detyren e shefit të Shtabit te Komandes Mbeshtetese. Ai tha se kishte zbatuar urdherat e ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit te Shtabit te Pergjithshem, te cilet kishin kerkuar informacion per evidentimin e te gjitha municioneve me gezhoje tunxhi.

Informacioni i hartuar nga specialistet, tha Bora, iu dergua Shtabit te Pergjithshem, i cili me pas vendoi te paguaje 75 milione leke per transportine tyre nga depot e ,unicioenev drejt pikes se demontimit ne Gerdec.

Deshmitari Bora deshmoi se struktura qe ai drejtonte ne ate periudhe, komanda mbeshtetese, nuk kishte hartuar asnje program mujor per transportimin e municioneve, por ato u bene nga komanda logjistike, e cila kishte ne varesi edhe depot e armatimit.

Seanca vijoi me deshmine e 3 deshmitareve te tjere, ndersa ne salle ishin te pranishem te pandehurit ne arrest, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci.

Denada Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›