Topalli-Pirinski për vizat dhe BE-në
Bullgaria konfirmon mbeshtetjen ndaj Shqiperise per procesin e anetarësimit ne Bashkimin Evropian. Nënkryetari i parlamentit Georgi Pirinski bisedoi ne Tirane me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Duke folur per punen e Parlamentit ne drejtim te ligjeve qe jane detyrim per heqjen e vizave dhe per pershpejtimin e rruges drejt BE-se, zonja Topalli tha se do te kishte dashur shumë që edhe opozita të bëhej pjesë e këtyre proceseve të mëdha.
“Janë kohëra kur opozita duhet të shohë përtej axhendës personale të dikujt e të marrë rolin e vetë, duke kontribuar në realizimin e aspiratave të shqiptarëve”, është shprehur Topalli. Gjithashtu kryeparlamentarja ka kerkuar edhe mbeshtetjen e Vatikanit për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në BE, gjate nje takimi me Kardinalin Zenon Grocholevski.
ALSAT < I mëparshmi