E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit

është shtyrë për në datën 28 prill procesi gjyqësor ndaj liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili sërish nuk u paraqit në séancen e tetë kundër tij, që zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

“Trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka marrë vendim që të shtyjë për 28 prill procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit, në orën 10:00 të mëngjesit. Seanca shtyhet pasi polica e Kosovës nuk ka arritur të sjellë para gjykatës Kurtin dhe për shkak se avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare nuk ishte i pranishëm në séance” tha Krtistina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it.

Në këtë seancë prokurori i cështjes, Ali Rexha ka hedhur poshtë pikën e tretë të akt-akuzës ku Albin Kurti akuzohet për thirrje për rezistencë, ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” i kërkoi atij që t’i hedhë poshtë të tre akuzat ndaj Kurtit.

“E inkurajojmë prokurorin Ali Rexha, siç i kemi bërë thirrje edhe më herët që të hedhë poshtë të gjithë aktakuzën e cila përmban këto tri akuza ndaj Albin Kurtit, pra ta hedhë poshtë akuzën e parë e cila Albinin e akuzon se ka udhëhequr një masë e cila në demonstratën e 10 shkurtit paska shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe aktakuzën e dytë sipas së cilës Albin Kurti paska penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyra të tyre” tha Glauk Konjufca nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Konjufca tha se kryesuesi i Panlit, de Mongeot gjatë seancës akuzoi policinë e Kosovës dhe avokatin kosovar për “paaftësi dhe mungesë vullneti” si dhe sistemin e drejtësisë si joefikas. Konjufca përfundoi duke dënuar fyerjet, poshtërimin dhe presionin e EULEX-it mbi Policinë e Kosovës dhe kërkoi nga prokurori i rastit Ali Rexha që të hedhë poshtë të gjitha akuzat ndaj liderit Albin Kurti.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›