E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Kërcënimet e Ramës, të nisin hetimet

"Ejani në rrugën e protestës për ta përshpejtuar fundin e betejës. Nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë në rast se qeveria nuk do të largojë publikisht duart nga kutitë ku mban mbyllur zgjedhjet dhe zgjidhjet për demokracinë..”. Pas këtyre deklaratave të kryesocialistit Edi Rama, bërë nga podiumi i kongresit të jashtëzakonshëm të partisë së tij, maxhoranca i kërkon prokurorisë së përgjithshme të nisë hetimin për kërcënim. Depueti Edi Paloka thotë për Alsat se kongresi dhe gjuha e përdorur në të ishte i turpshëm.

“Mirë është që të kihen parasysh nga kushdo këto thirrje dhe deklarime të Ramës, edhe nga Prokuroria e Përgjithshme e cila nuk duhet të presë te ketë denoncime sepse e ka detyrë të saj ndjekjen e thirrjeve të tilla për konflikte. Rama tashmë është vijëzuar si njeriu i konfliktit të Shqipëri” tha Paloka.

Por deputetët e maxhorancës nuk duken aspak të shqetësuar për rrezikun e përplasjes në 1 maj për shkak të shtyrjes së protestës së socialistëve edhe me nje ditë.

“Në festa bëjmë ku të duam dhe kur të duam. Nuk na shqeteson fare se ku do të jetë Edi Rama në atë moment” tha Paloka.

Një ditë më parë Edi Rama njoftoi se protesta e selisë rozë do të nisë në 30 prill dhe do të vazhdojë në 1 maj, ditë kur demokratët kanë përcaktuar dhe mitingun e tyre festiv.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›