Gërdeci dhe amerikanët
Përfundimisht çështja “Gërdeci” nuk do të zbardhet. Forca madhore kanë vendosur që ky turp i gatuar në portat e Tiranës do të mbetet pa Drejtësi. Forcat madhore? Nëse nuk janë UFO-t, të dytët mbeten amerikanët. Vetëm ata mund të vendosin, siç duket nga të gjitha gjasat, t’u japin aktorëve të këtij gatimi imunitetin e shumëpritur, atë imunitet të ngjashëm me atë të Zotit: paprekshmërinë. Bëhen shumë pika që të çojnë të besosh përfundimisht që s’ka vullnet për të hedhur dritë mbi këtë errësirë të krijuar në zemrën e Ballkanit dhe fatëkeqësisht, në atë pjesë që e do aq shumë Amerikën, në Shqipëri. Shqiptarë të pafajshëm paguan me jetën e tyre këtë “dashuri” të sinqertë dhe nuk marrin drejtësi apo dhe një përgjigje njerëzore nga gjithë ky kalvar trafiku armësh. Duar të njoma të miturish shqiptarë, grash e katundarësh që deri para hapjes së Fabrikës së Gërdecit kishin prekur ndoshta vetëm shatin për të prashitur qepët e sallatën, u përdorën për municionet e Luftës së Madhe. Për të furnizuar paqeruajtësit në Afganistan. Municionet e mbushura me krahët e mitur të fëmijëve të Gërdecit, bënin luftën botërore kundër talebanëve. Dhe për këtë nuk dalin përgjegjës të tjerë veç ca emrave të përdorur tip Pinar e Minxoll nga masha më e fortë e kohërave.
Ndryshe nga sa pritej, që me ardhjen e ekipit të ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara për të çertifikuar vdekjen misterioze të Kosta Trebickës, dëshmitar kyç në aferat e Gërdecit, gjërat, në vend që të qartësoheshin e të shkonin drejt transparencës, u veshën përditë e më shumë me mjegullën e ankthit për ata që kanë mbetur nga viktimat dhe për një pjesëz të shoqërisë që pretendon Drejtësi. Pastaj, ky vullnet kaq i madh për të mos hequr për të dytën herë imunitetin e Ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Fatmir Mediu… Duhet ta kishim kuptuar të gjithë këtë lojë shahu, që atëherë në qetësinë e kryeministrit Berisha për të rivënë në kabinetin qeveritar dy ministra të akuzuar, të përfshirë në aferat më të mëdha amerikane në Shqipëri, Gërdecin dhe rrugën Durrës-Kukës. Duhet ta kishim kuptuar dhe në qetësinë dhe pub-et e natës së Diverolit e të ortakut të tij. Shpesh mendojmë se po shkojmë drejt Evropës, këto dreq slloganesh na janë futur aq keq në tru, sa na duket dhe ne vetja pjesë e civilizimit, atij të vërtetit, ku Drejtësia fiton më në fund, pavarësisht djallëzive të avokatëve. Shah mat, edhe këtë herë, janë më të brishtët e shoqërisë. Historia e Gërdecit nuk do të ketë një fund të drejtë, të paktën tani për tani. Ndoshta Hollivudi, më vonë, do ta ketë për zemër këtë ngjarje si në filmat amerikanë të mrekullueshëm, në fund, do të fitojë i miri ndaj keqbërësit zemërzi. Realiteti shqiptar vazhdon të tregojë se në Shqipëri fitojnë të fortët. Dhe këtë herë, për finalen e Gërdecit, ndihmuan tamam ata, pishtarët e Demokracisë. Amerikanët.