Kushner takon Tadic: Mbështetje për perspektivën europiane
BEOGRAD- Ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner po zhvillon bisedime në Beograd ndërsa pasdite mbërrin në Kosovë. Në Serbi, Kushner është takuar me presidentin serb Boris Tadic.
Para këtij takimi Kushner ka bërë një vizitë në varrin e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjic, të ekzekutuar në vitin 2003. Kushner ka premtuar intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Serbisë, duke shprehur mbështetjen për perspektivën europiane të Serbisë.
Ai e ka bërë të qartë se cështja e Kosovës nuk është kusht për integrimin e Serbisë. Kushner ka deklaruar para se të niste këtë vizitë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Ai ka theksuar se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me të gjithë fqinjët e saj para se të hyjë në BE.
Pas vizitës në Beograd, minisitri i jashtëm i Francës pasdite shkon në Prishtinë, ku do të pritet nga krerët e institucioneve të vendit. Ai e njeh mirë Kosovën pasi ka shërbyer në këtë vend për 18 muaj si kreu i parë i UNMIK-ut pas luftës. Kuvendi i Kosovës për nder të tij do mbajë seancë solemne.
(e.n/BalkanWeb)