E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Supreme sot vendos për rivotimet e 15 qershorit

Gjykata Supreme sot do të vendos lidhur me ankesat e bëra të partive politike ndaj vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për anulimin e votimeve në 196 qendra votimi në tri njësi zgjedhore.

Me vendimin përfundimtar të Gjykatës Supreme do të dihet përfundimisht se ku do të rivotohet të dielën më 15 qershor, në zonat ku me 1 qershor pati incidente dhe parregullësi zgjedhore.

Në këtë gjykatë Partia Demokratike Shqiptare ka dorëzuar 89 ankesa për anulimin e vendimeve të KSHZ-së për përsëritjen e votimeve në 1856 qendra të votimit. Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar katër ankesa për anulimin e votimeve në disa qendra votimi në Tetovë, Tearcë dhe në njësinë e dytë zgjedhore. BDI kërkoi në Gjykatën Supreme që të anulohet votimi në tërë njësinë e gjashtë zgjedhore. Për ankesat e partive në këtë gjykatë vendosin katër këshilla gjykatësish të përbëra nga 5 gjykatës.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni opozitar “Dielli” nuk kanë dorëzuar ankesa në adresë të Gjykatës Supreme.

Në rivotimet e së dielës më 15 qershor, sipas vendimit të KSHZ-së do të jenë të hapura 197 qendra votimi dhe se këto vota që janë rreth 170 mijë do të ndikojnë në radhitjen përfundimtare të forcave politike në Parlamentin e ri të Maqedonisë. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›