E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci gjykata kerkoi ndihmen e policise per Selmanllarin

TIRANE- Ndersa Rrahman Selmanllari u paraqit dje ne Prokurori per te deshmuar per ceshtjen Vokshi gjykata e Tiranes kerkoi ndihmen e policise se Tiranes qe ta gjente dhe njoftonte se duhej te paraqitej per te deshmuar ne procesin penal Gerdeci me 29 te akuzuar si pergjegjes per tragjedine e 15 marsit 2008.

Gjykata tha se nuk kishte asnje informacion nese Selmanllari kishte apo jo dijeni pasi nuk u ishte kthyer asnje pergjigje per kete fakt ndersa avokati Genci Gjokutaj tha se klienti i tij nuk eshte njoftuar zyrtarisht.

Gjykata vendosi dje te urdheroje Komisariatin nr.2 ne territorin e te cilit jeton Rrahamn Selmanllari per ta njoftuar ate. Nuk dihen se cilat jane arsyet qe Selmanllari nuk eshte njoftuar per te deshmuar per sa kohe qe emri i tij eshte shqiptuar ne gjykaten e Tiranes ne disa seanca radhazi.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›