E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD Ne provim kandidatet per 10 kryetare gjykatash

/ /

Lajmi u be i ditur nga nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu. Emerimi dhe promovimi i kryetareve te gjykatave ketej e tutje do te kete nje procedure krejt ndryshe dhe te asistuar nga ekspertiza europiane u shpreh Spahiu. Sipas nenkryetarit te KLD-se kandidatet e rinj per kryetare gjykatash duhet te jene vleresuar me noten shume mire ne nje kontroll te punes per nje periudhe dy-vjecare. Vec kesaj ata do tu nenshtrohen me pas edhe disa seancave degjimore para emerimit. Deklarata e numrit dy te KLD-se u be paraditen e djeshme ne ambientet e Gjykates per Krimet e Renda. Spahiu ishte i pranishem ne prezantimin e gjyqtares Etleva Deda si kryetare e komanduar e Gjykates per Krimet e Renda. Gjyqtarja Deda u komandua ne kete detyre pas doreheqjes se gjyqtarit Dritan Hallunaj i cili u zgjodh nga Konferenca Gjyqesore si anetar i ri i Keshillit te Larte te Drejtesise. I pranishem ne prezantim ishte edhe shefi i ri i Misionit EURALIUS Joaqiun Urias.
KRITERET
Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise pohoi se nuk do te kete promovime dhe emerime te gjyqtareve pa pasur nje sistem vleresimi ndaj tyre. Sipas Spahiut sita primare neper te cilen duhet te kaloje nje kandidat per kryetar gjykate eshte realizimi i sistemit te vleresimit te punes dyvjecare per cdo gjyqtar qe kandidon per kryetar gjykate dhe qe kerkon te promovohet. Po sipas KLD-se detyrimisht kandidati per tu kualifikuar duhet te jete vleresuar ne sistem me rezultatin shume mire. Ne deklaraten e tij Spahiu paralajmeroi se do zhvillohen seanca degjimore publike me te gjithe kandidatet per kryetare gjykatash. Gjithashtu Spahiu pohoi se ne standardet e reja qe kerkohen bejne pjese edhe zhvillimi i diskutimeve profesionale dhe ne reference te sistemit te vleresimit brenda Keshillit te Larte te Drejtesise nxjerrja e vendimeve te arsyetuara dhe motivuara te Keshillit te Larte te Drejtesise per kandidaturat fituese dhe zhvillimi i takimeve te vazhdueshme konsultative me ekspertet e huaj dhe trupen gjyqesore per permiresimin e ketij procesi. Po dje Spahiu deklaroi se KLD-ja do te vleresoje punen e kryetareve te Gjykatave te Shkalleve te Para dhe te Apelit duke evidentuar permbushjen prej tyre te detyrimeve qe u jane ngarkuar nga ligji apo aktet nenligjore te miratuara ne zbatim te tij.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›