E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci gjykata shpeton Albademilin

Proceset civile nuk do te zhvillohen pa u gjetur shkaktaret

Tragjedia e Gerdecit nuk ka asnje pergjegjes. Kur kane kaluar 32 muaj nga ngjarja tragjike asnje person nuk eshte denuar. Shteti dhe firma private qe operonte ne ate zone nuk kane paguar ende demshperblimet per trashegimtaret e viktimave te Gerdecit. Dosja penale dhe padite civile jane endur sa ne nje gjykate ne tjetren dhe si perfundim asnje prej tyre nuk ka perfunduar. Gjykata e Tiranes ka pezulluar padine e Keshillit te Ministrave ndaj te paditurve Mihal Delijorgji dhe firma e tij Albademil. Objekti i padise ishte detyrimi ti kthejne paditesit demshperblimin e paguar per pasojat e shkaktuara nga ngjarja e dates 15 mars 2008 ne Gerdec. Per 10 seanca me radhe kjo padi u shqyrtua nga gjyqtarja Elona Gjoka. Fillimisht u njoftuan te paditurit dhe pasi moren dijeni kjo padi kaloi ne seance gjyqesore. Ne seancen me numer dhjete gjykata vendosi pezullimin. Gjykata vendosi pezullimin e gjykimit te ceshtjes civile me numer 3643 akt i regjistruar ne gjykate me date 18 dhjetor 2009 deri ne zgjidhje perfundimtare te procedimit penal numer 3 te vitit 2008 ne ngarkim te te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari shoqeria lsquoAlbademil sh.p.k. etj. te akuzuar per veprat perkatese penale sipas kerkeses per gjykimin penal te kesaj ceshtje te perpiluar nga ana e prokurorise detajohet ne vendim.

Ceshtjet civile

Ne Gjykaten e Tiranes jane gjykuar dhe po gjykohen disa ceshtje me padites trashegimtaret e viktimave te Gerdecit ndaj qeverise Ministrise se Mbrojtjes dhe ndaj te pandehurve Mihal Delijorgji e Ylli Pinari. Ata kerkonin qe te demshperbleheshin pasi kane humbur te afermit dhe shtepite u jane shkaterruar. Ceshtja me numer 5270 ka padites shtetasin Bashkim Muka dhe te paditur jane Keshilli i Ministrave kompania Albademil dhe Ministria e Mbrojtjes. Ai kerkon nje demshperblim per demin e rrjedhur nga demtimi i shendetit fizik e psikik si dhe shperblimi i demeve te tjera rrjedhur nga fitimi i munguar. Diten e tragjedise ndodhej ne bahce dhe nga shperthimi i fuqishem ka humbur njerin krah. Jetesa i eshte veshtiresuar dhe disa kohe eshte endur ne dyert e spitalit. Tashme eshte me syte nga gjykata e cila duket se do te prese pafundesisht per demshperblimin e ketij shtetasi.

Nje tjeter ceshtje mban numrin 8540 dhe ka padites familjen Kodra. Ata kane paditur Ministrine e Mbrojtjes MEICO-n dhe Albademil. Kerkojne shperblim demi pasuror e jo pasuror ne shumen prej 19 000 000 lekesh. Sipas kerkeses kjo familje eshte demtuar seriozisht nga shperthimi tragjik. Nderkohe ceshtja me numer 10102 ka padites Keshillin e Ministrave dhe 20 trashegimtare te viktimave te Gerdecit. Lista fillon me Anisa Soganin dhe perfundon me Zamira Durdajn te cilat kerkojne shperblim demi pasuror e jo pasuror ne vleren prej 14 517 000 lekesh dhe 11000 euro. Gjithashtu kerkojne shperblim demi pasuror e jo pasuror ne vleren prej 17 000 000 lekesh nga ngjarja e 15 marsit. Edhe kjo padi duket se do te prese deri sa te marre nje zgjidhje nga togat e zeza pasi procesi penal vazhdon te zvarritet pafundesisht.

Ceshtja me numer 14515 ka padites rreth 30 trashegimtare te viktimave te Gerdecit. Lista fillon me emrin e Albana Hazizajt dhe perfundon me emrin e Valmira Krujes. Te paditur ne kete rast jane Kryeministria Ministria e Mbrojtjes ndermarrja MEICO shoqeria Albademil Fatmir Mediu Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari. Kerkohet te vendoset pagimi i demshperblimit solidarisht ne shumen totale prej 360 000 000 lekesh te reja per humbjen e jetes se viktimave ne tragjedine e Gerdecit venien e sekuestros konsvervative mbi pasurite e te paditurve. Edhe kjo ceshtje eshte pezulluar deri sa Gjykata e Tiranes te shpalle vendimin perfundimtar mbi te pandehurit e tragjedise se Gerdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›