Gërdeci i 21 Janarit
Pas pese muajsh hetim vetem nje gardist eshte i arrestuar. Vonesat e pergjigjeve nga laboratori kriminalistik per ekspertizat balistike. Per dy predhat e gjetura ne trupat e viktimave ende nuk ka konkluzione perfundimtare. Dyshimet dhe hetimet per ngjarjen e rende
Nga Sebi Alla
Kater te vrare, shtate te plagosur me arme zjarri, pese muaj hetim dhe vetem nje i arrestuar. Ky eshte konkluzioni i nje dosjeje te madhe te permbledhur ne nje rresht te vetem, qe qendron ende ne Prokurorine e Tiranes. Nje konfuzion i vertete qe nuk mundi ta zgjidhe as prania e nje prokurori amerikan qe dha direktivat per koleget e tij dhe u largua me shprese se hetimet ishin futur ne hulline e duhur. I vetmi i arrestuar eshte gardisti Agim Llupo, ndersa te tjeret jane ne liri te plote, madje duke marre edhe detyra me te larta se ckane pasur me pare. Ka nisur nje lufte e heshtur mes policise shkencore dhe prokurorise ne lidhje me aktet e ekspertizes balistike te armeve te sekuestruara pas ngjarjes. Ndonese jane gjetur tre predha ne trupat e viktimave, vetem per njeren prej tyre eshte gjetur arma me te cilen eshte qitur, ndersa dy te tjerat po zvarriten nga laboratori kriminalistik ne Ministrine e Brendshme. Kane kaluar pese muaj nga kjo ngjarje, por gjithcka duket se ka mbetur ne fazat e para te hetimit duke mos i dhene pergjigje pyetjes se kush i vrau kater qytetaret.
Hetime te sforcuara
Ne gjuhen hetimore grumbullimi i provave ne vendin e ngjarjes eshte hapi me i rendesishem qe mund te coje ne zbardhjen e nje krimi. Edhe per ngjarjen e 21 janarit kjo metode nuk u perjashtua dhe u mblodhen te gjithe provat e mundshme duke nisur nga gezhojat, predhat, disa nga armet e perdorura nga gardistet, deshmite dhe videot e sigurise se kryeministrise. Ekspertet percaktuan qe ne fillim se me grumbullimin e armeve dhe identifikimin e pese pjestareve te gardes te konsideruar si grupi i zjarrit, personat pergjegjes do te perfundonin mjaft shpejt ne pranga. Kjo nuk ndodhi, dicka nuk shkonte. Prokurorise ne fillim iu mohua e drejta per te marre armet e perdorura nga gardistet, sidomos ne momentin qe leshoi gjashte urdher-ndalime per drejtuesit e larte te Gardes se Republikes. Muaji shkurt perfundoi me pak prova te grumbulluara dhe me nje lufte te forte politike dhe nje sulm i hapur ndaj prokurorise se Pergjithshme dhe drejtueses se saj. Thuajse nje apati e plote deri ne momentin kur gjashte drejtuesit e gardes pas marrjes ne pyetje u lane te lire. Provat e grumbulluara me pas, konsideroheshin si te mjaftueshme per te ngritur dyshime konkrete. Mbi te gjitha ishte fakti se tek tre te vraret u gjeten ne trup predhat 9 mm qe u moren jeten. Urdhri i prokurorise ishte qe te sekuestroheshin te gjitha armet automatike MP5 qe perdornin fisheke te ketij kalibri. Te 136 armet u derguan ne laboratorin kriminalistik per ekspertizen balistike. Kjo kerkonte nje kohe prej te pakten dhjete ditesh qe te verifikoheshin dhe dilnin raportet per cdo arme. Hetuesve u ra ne dore nje tjeter prove qe ishte nje video ku shfaqej nje prej oficereve te gardes te qellonte drejt turmes. Per kete arsye u kerkua qe ne fillim te kryhej ekspertiza e armes dhe predhes se gjetur ne trupin e Ziver Veizit, qe u vra dy metra larg portes hyrese te kryeministrise. Pas perfundimit te ekspertizes u arrestua Agim Llupo, nje nga oficeret e larte te gardes. Prova qe e kryqezoi oficerin e pare qe u arrestua dhe deri me tani i vetmi qe qendron ne burg, ishte nje predhe me maje te shtypur nga nje objekt i forte. Kjo prove u gjet ne trupin e Veizit i cili sipas mjekeve ligjore kishte vdekur qe ne momentin e pare kur mori plumbin, pasi e kishte prekur ne zemer. Arretimi i Llupos ne fillim dha idene se te tjere persona do te perfundonin ne pranga. Por prokuroria u nxitua. Arrestoi pese gardiste duke u bazuar ne provat filmike dhe ne faktin qe ky grup ishte urdheruar qe te qellonte drejt turmes nese ajo futej brenda ambienteve te kryeministrise. Qe ne fillim u kerkua nje muaj burgim deri ne grumbullimin e provave. Gjykata ia dha kete favor prokurorise e cila per 30 dite duhej ti vinte para akuzave konkrete pese gardistet. Me kete grup u mendua se do u vinte fundi te pakten personave qe shkrehen armet, ndersa mbetet ende e pazbuluar kush urdheroi qe te qellohej me arme dhe drejt turmes.
Vonesa e ekspertizes
Nese pese muaj me pare do pyesje qytetaret ne do kete drejtesi per kater te vraret e 21 janarit ne sheshin para kryeministrise, shumekush do te thoshte se do jete e veshtire. Dhe keshtu ka ndodhur. Sikurse ngjau me lirimin e pese te dyshuarve per mungese provash, kjo mund te perseritet edhe ne te ardhmen nese nuk sigurohet nje prove e mirefillte shkencore. Aktualisht jane kryer nje pjese e madhe e ekspertizave balistike per armet automatike te modelit MPS, te perdorura nga garda ne diten e 21 janarit. Pervec njeres prej armeve, pjesa tjeter te pakten zyrtarisht kane dale te pastra. Mbeten per ekzaminim edhe nje pjese e vogel e automatikeve, por hetuesit duket se per momentin i kane vakur shpresat ne konkluzionet e tyre, pasi keto arme jane perdorur nga gardiste, por jo nga pjesa e grupit te zjarrit apo te atyre oficereve qe nisen te qellojne sa ne ajer ashtu edhe drejt turmes se njerezve. Deri me tani jane gjetur tre predha ne trupat e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikes. Kjo perben edhe proven me te forte pasi nga nje ekspertize normale balistike behet krahasimi i predhes, armes me te cilen eshte qitur dhe verifikimi i regjistrave se nga kush u perdor diten e 21 janarit. Te tria predhat ndodhen ne laboratorin e kriminalistikes dhe javet e fundit eshte shtuar edhe ajo e Aleks Nikes, predhe e cila erdhi nga Turqia. Sipas burimeve konfidenciale, mesohet se eshte zbuluar edhe arma e perdorur qe i shkaktoi vdekjen Faik Myrtajt, por laboratori kriminalistik ende nuk e ka derguar proven ne prokurori. Mendohet qe kjo predhe nuk eshte qitur nga automatik, por nje arme pistolete. Sepse korrespondon edhe me disa gezhoja te gjetura ne oborrin e kryeministrise. Per kete arsye prokuroria ka urdheruar qe te merren per ekspertize te gjitha pistoletat e perdoruara nga oficeret dhe neoficeret e gardes ne momentin e sulmit me arme drejt turmes. Ajo qe vihet re minimumi eshte zvarritja e ketij procesi nga ana e ekperteve te laboratorit kriminalistik. Kete shqetesim e kane ngritur edhe hetuesit qe kane nisur shkresa te vazhdueshme per te derguar sa me pare pergjigjiet laboratorike ne institucionin e akuzes. Aktualisht po punohet per percaktimin konkret te kendit nga jane qelluar te kater viktimat. Per te gjithe personat eshte gjetur vendi ku ata jane qelluar, pasi ka pasur njolla gjaku ne vendin e ngjarjes. Ziver Veizi gjendet i vrare 2.4 metra larg portes hyrese te kryeministrise, Hekuran Deda 35 metra nga kangjellat anesore, ndersa dy viktimat e tjera Faik Myrtaj dhe Aleks Nika jane vrare ne nje distance akoma me te larget, por nuk eshte percaktuar ekzaktesisht, pasi mungojne provat per kendin nga jane qelluar. Per Myrtajn ka nje ekspertize te qarte ku plumbin e ka marre ne pjesen e pasme te shpatulles se djathte, cka verteton se ka qene duke u larguar dhe person qe nuk paraqiste anje lloj rrezikshmerie. Po ashtu edhe viktimat e tjera, nje prej te cileve eshte Aleks Nika qe mori plumbin ne koke pak mbi vesh dhe i mbeti ne koke deri ne nderhyrjen kirurgjikale ku me pas humbi edhe jeten. Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, per shkak edhe te sulmeve qe mund te ndermerren ndaj prokurorise, eshte pranuar prej tyre se shkaku qe ende nuk ka te arrestuar te tjere pervec Agim Llupos, ka te beje me vonesat e lab