E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, komision i ri per vleresimin e shtepive

Pas tri ditesh, banoret e demtuar nga tragjedia e Gerdecit do te largohen nga ambientet e Konvaleshences. Sipas kryetarit te Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili, nje date e tille, e vendosur nga Keshilli i Ministrave do te respektohet perreth 300 familje qe banojne atje. "Qeveria ka percaktuar gjithashtu nje qira mujore me vlere 25 mije leke per ata qe i kane shtepite te pabanueshme", thote Ismaili. Ai tregon se, nderkohe po merren masa qe te gjithe te sistemohen ne ambiente te banueshme, ku te permbushen te pakten kushtet kryesore per ta bere jetesen te mundur. "Sot kemi ngritur nje grup pune, i cili do te beje verifikime te tjera ne lidhje me familjet e demtuara. Grupi do te inspektoje edhe njehere banesat e ketyre familjeve, ne menyre qe te beje nje raport per shtepite qe jane fare te pabanueshme apo ato qe me pak nderhyrje mund te sherbejne serish per te banuar", thote kryetari i Bashkise se Vores. Sipas tij, gjithashtu do te behet verifikimi i listes ku jane shenuar emrat e te pastreheve, per te pare nese mungon ndonje familje e demtuar. Pasi te behet nje gje e tille, lista perfundimtare do te verifikohet, ne menyre qe asnje prej banoreve te mos mbetet ne meshire te fatit. "Me pas, pasi te kemi nje liste tjeter te detajuar te te demtuarve, do te bejme nje propozim per perfshirjen e tyre ne vendimin per te marre qira mujore, apo ndonje ndihme ne vlere financiare, nese nje gje e tille eshte e nevojshme", thote Ismaili. Ai tregon se gatishmeria i Bashkise se Vores nuk mungon per te ndihmuar te prekurit nga tragjedia e Gerdecit. "Po bejme te pamunduren qe secili te mund te pajiset me nje strehe ku mund te mblidhet bashke me familjen, ne menyre qe trauma e tyre te mund te zbutet sadopak", perfundon kryetari i Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili.

Gerdec, rreth 1200 banesa te demtuara

Pervec humbjeve te medha ne njerez, banoret e prekur nga tragjedia e Gerdecit pesuan edhe shume humbje materiale. Me e renda ishte humbja e shtepive. Post-tragjedia i gjeti banoret e Gerdecit dhe zonave perreth duke fjetur ne qiell te hapur. Sipas te dhenave, rreth 420 shtepi, jane te pabanueshme, ndersa te tjerat kane pesuar demtime te shkalleve te ndryshme.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›