E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", kreu i bashkisë së Vorës dëshmon në seancë

"Si kryetar i Bashkisë nuk kisha kompetenca që të merrja informacion mbi veprimtarinë e zhvilluar në ish- repartin ushtarak të Gërdecit", është shprehur ai.

Ismaili dëshmoi dhe për një korrespondencë që kishte patur me Ministrinë e Mbrojtjes para shpërthimit në ish- repartin e Gërdecit. Sikurse pohoi ai, Bashkia e Vorës i kishte nisur një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes, ku i kërkonte kthimin e repartit të Gërdecit në një terren sportiv, por nuk kishte marrë përgjigje prej saj.

Gjithashtu, ai dëshmoi mbi masat e marra pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit, duke përmendur ngritjen e grupit të emergjencës civile për të ndihmuar banorët e dëmtuar dhe shpërndarjen e dëmshpërblimit financiar të Qeverisë për të dëmtuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›