Kërkimet në fushën ligjore, qeveria kontrakton studio ligjore amerikane

Qeveria shqiptare ka pajtuar një studio ligjore amerikane, Patton Boggs, për kryerjen e shërbimeve të kërkimit në fushën ligjore dhe të avokatisë, të cilat do të shërbejnë për thithjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj, për investimet e huaja direkte nga SHBA dhe bota në fushën ekonomike, si dhe shërbime të tjera.
Patton Boggs është një nga firmat më të njohura në Washington D.C. Shefi i ekipit të Shqipërisë në Patton Boggs do të jetë ambasadori Frank Wisner, një nga diplomatët më të spikatur të Departamentit të Shtetit Amerikan tashmë i tërhequr nga shërbimi aktiv. Z. Wisner ka qenë edhe negociatori për SHBA-në i statusit të Kosovës.
Patton Boggs është themeluar në vitin 1962. Që prej 40 vjetësh kjo studio ligjore punon ngushtë me Kongresin dhe administratën e SHBA-së, si dhe me dy partitë kryesore amerikane. Kontrata parashikon një pagesë mujore prej 5.5 milionë lekë të reja.