Bastet për Botërorin, arrestohen 5 mijë vetë në Azi
AZI- Më shumë se 5 mijë persona janë arrestuar në të gjithë Azinë si pjesë e një rrjeti bastesh ilegale në Kupën e Botës. Interpoli ka bërë të ditur se janë identifikuar mbi 800 qendra bastesh në Kinë, Malajzi, Singapor apo Tajlandë, të përfshira në këtë skandal, ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse ata kanë ndikuar apo jo në trukimin e ndeshjeve në kampionatin botëror. E megjithatë, për këtë do të ketë një hetim të mëtejshëm.
“Dyshimet janë se këta njerëz kanë influencuar jo aq shumë për rezultatet e ndeshjeve, sesa për baste si goditja e parë e këndit apo kartoni i parë i verdhë, që janë shumë më të lehta për t’u fiksuar sesa një sfidë ku luajnë 22 futbollistë”, tha korrespondenti i BBC-së Kristian Frejzër. Operacioni që çoi në arrestimin e këtyre 5 mijë njerëzve quhet SOGA III dhe u zhvillua në datat 11 qershor deri më 11 korrik, ndërkohë që janë sekuestruar makina, karta krediti, kompjutera dhe telefona celularë. “Këta bastexhinj të paligjshëm kanë siguruar më shumë se 155 milionë dollarë gjatë kampionatit botëror”, bëri të ditur Interpoli.
Shefi i Interpolit Zhan-Mishel Lubotin bëri të ditur se këto arrestime do të kenë një impakt të fuqishëm në krimin e organizuar në futboll. “Rezultatet kanë qenë impresionuese, jo vetëm për numrin e arrestimeve dhe sekuestrimeve të bëra në të gjithë Azinë përgjatë një muaji, por edhe për bashkëpunimin mes policive”, u shpreh ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)