E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe/ Bie nga 21 m lartësi, vdes 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht ndërsa ishte duke hapur një pus në oborr.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrashkullaj në Malësinë e Madhe ku shtetasi Bardhyl Kusaj 36 vjeç, baba i dy fëmijëve ka humbur jetën aksidentalisht duke hapur një pus në oborrin e shtëpisë të një bashkëfshatari të tij.

Sipas informacioneve 36-vjeçari ka rënë në një lartësi prej 21 metrash dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë policia thekson se janë ka kryer të gjitha veprimet proceduriale e hetimore për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›