E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet, Fierza arrin 293.7 metra



Ditët e fundit me shi nuk kanë sjellë asnjë ndryshim të situatës në kaskadën e Drinit, e cila është nën kontroll të plotë sikurse edhe nivelet e liqeneve në hidrocentrale. Ministria e Energjetikës bëri me dije se prodhimi në vend ka qenë në nivelet e rreth 28 milionë kwh në ditë, ndërkohë që konsumi ka qenë 22 milionë kwh. Edhe eksportet kanë shënuar një shifër mjaft të mirë në kuotën e 14 milionë kwh në ditë. Nga shitja e energjisë për marsin janë siguruar më shumë se 16 milionë euro. Përsa i përket pasqyrimit të niveleve të liqeneve në HEC-e, Fierza shënonte dje 293.72 metra dhe prurje 500 m3/s, Komani 171.69 metra dhe me prurje 130m3/s, kurse Vau i Dejës dje shënonte një nivel 75.28 metra dhe prurje anësore 30m3/s.

Situata dje

Prodhimi
28.8 milionë kwh

Konsumi
22.4 milionë kwh

Eksport
14.4 milionë kwh

Fierza
293. 72 metra

Koman
171.69 metra

Vau i Dejës
75.28 metra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›