Gerdeci te pandehurit akuzojne Prokurorine per hetime te njeanshme
Artan CENA
TIRANE - I arrestuar per shperthimin ne Gerdec ish-drejtori i MEICO-s Ylli Pinari ka hedhur poshte pretendimet e Prokurorise se kompania amerikane SAC ishte paracaktuar. Seanca gjyqesore per ceshtjen Gerdeci vijoi dje ne Gjykaten e Shkalles se Pare me deshmine e te pandehurit Ylli Pinari qe pati si kryefjale kompanine amerikane Southern Ammunition Company Inc SAC. Ish-drejtori i MEICO-s Ylli Pinari nje prej 3 te arrestuarve per tragjedine e 15 marsit te vitit 2008 theksoi ne seancen e djeshme se nuk ka favorizuar kompanine amerikane per ta caktuar ate ne ngritjen e fabrikes se demontimit te armeve ne Shqiperi nderkohe qe Prokuroria pretendon te kunderten. Nuk e kam favorizuar kompanine SAC. Nuk ka qene paracaktuar qe SAC-it ti besohet fabrika ne Gerdec. Nuk i kam shkelur rregullat - theksoi Pinari ne seance duke mohuar keshtu akuzat e Prokurorise per kete pike. Pinari theksoi se me e-mail-e elektronike thjesht sa i ka treguar Patrik Henrit se si te veproje me procedurat ne Shqiperi dhe jo se e ka favorizuar. Pinari tha se cdo veprim qe beri e ka bere ne baze te ligjit.
DEKLARATA E PINARIT
Prokuroria i ka lexuar e-mail-et pergjysme dhe i ka paragjykuar. Une ne cilesine e drejtorit te MEICO-s kam pasur per detyre te gjej biznese dhe ne rastin e SAC-it kam njoftuar Henrin konform ligjeve si gjithe te tjeret. Cdo akuze ndaj meje eshte e pavertete - tha Pinari ne seancen gjyqesore. Me pas Pinari shpjegoi se si u njoh Henri me Delijorgjin. Pinari deklaroi se biznesmeni i arrestuar Mihal Delijorgji hynte ne Ministrine e Mbrojtjes edhe para vitit 2006 pasi vazhdimisht kishte perfituar projekte te tjera para se te futej ne veprimtarine e demontimit ne Gerdec. Takimi me Delijorgjin e me Patrik Henrin ndodhi ne zyrat e MEICO-s ne veren e vitit 2006 dhe ka qene nje takim rastesor pasi Mihal Delijorgji vinte ne zyre per perfundimin e nje projekti qe kishte pasur me nje tjeter kompani te huaj. Ne prezence te MEICO-s Pinari i ka prezantuar Henrit Delijorgjin si personin qe kishte bere ne Shqiperi projekte demontimi - theksoi Pinari ne letren e deshmise qe e lexoi dje ne seancen gjyqesore.
MINXOLLI
Gjate seances se djeshme nje tjeter i pandehur per ceshtjen pergjegjesi i fabrikes ne Gerdec Dritan Minxolli e akuzoi Prokurorine se e ka paragjykuar ceshtjen. Minxolli akuzoi ashper Prokurorine duke e quajtur prokurorin Zamir Shtylla komunist. Sipas Minxollit Prokuroria i ka bere hetimet me servilizem ndaj Ambasades se SHBA-ve pasi sic tha ai amerikani Patrik Henri duhet te ishte marre ne akuze. Kryetari i trupit gjykues e ka paralajmeruar Minxollin se do ta nderprese ne fjalen e tij ne rast se vazhdon me akuza ndaj organit te akuzes.
Dosja e Prokurorise
Nje seance me pare Prokuroria deklaroi se firma amerikane Southern Ammunition Company Inc SAC ishte paracaktuar nga autoritete shqiptare per demontimin e municioneve ne Gerdec. Sipas akuzes caktimi i kompanise u be perpara se te dilte baza ligjore per ngritjen e fabrikes se demontimit te armeve. Si prova per kete pretendim Prokuroria zbardhi e-mail-et mes drejtorit te MEICO-s Ylli Pinari i marre si i pandehur per ceshtjen dhe perfaqesuesit te firmes amerikane SAC Patrik Henri ndersa zbulohet nderlidhesi i tyre nje qytetar zviceran me banim ne Amerike. Prokuroria shprehet se me ane te e-mail-eve duket qarte se kompania amerikane ishte paracaktuar te ngrinte fabriken ne Gerdec pak para se Parlamenti shqiptar te caktonte nje ligj te vecante rreth ketyre veprimtarive. Akuza me tej shtoi se rezulton sipas postes elektronike se Pinari i rekomandon Patrik Henrit firmen shqiptare AlbaDemil si administratore te fabrikes ne Gerdec.
5 Tetor 2010