E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen pronat e Prudentinos anetar i mafies Sacra Corona Unita



Artan CENA
TIRANE - Sekuestrohen pronat e para te mafies Sacra Corona Unita ne Shqiperi. Prokuroria e Pergjithshme ka bere te ditur se me urdher te prokuroreve te Vlores jane sekuestruar dy lokale te njohura njeri ne Tirane e tjetri ne Vlore. Por jo vetem kaq. Burimet nga Akuza kane bere te ditur se jane duke u hetuar dhe persona te tjere qe kane lidhje me mafiozin italian. Prudentino u vu ne pranga disa dite me pare pas dy vitesh hetime te bera nga policia italiane dhe Njesia Antimafie e Prokurorise se Leces. Albino Prudentino kishte disa kohe qe kishte ardhur ne Shqiperi dhe jetonte ne Vlore. Gjate kesaj kohe ai kishte ngritur disa biznese ne qytetin bregdetar dhe ne Tirane. Disa prej tyre kane nderruar pronar e dy jane bllokuar dje.
SEKUESTRIMET
Sic kane bere te ditur burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme ne kuader te procedimit penal per pastrim parash ndaj italianit Albino Prudentino i arrestuar disa dite me pare ne Vlore ne baze te nje mandat-arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafie e Leces per pjesemarrje ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita ka vendosur sekuestrimin e nje lokali ne Vlore Gelateria Piaza Italia pergjate rruges Skele-Uji i Ftohte. Prokuroria Gjyqesore e rrethit Vlore po ne kuader te ketij procedimi penal ndaj Albino Prudentinos ka vendosur sekuestrimin e aktivitetit te zhvilluar ne Resort Artur Muza ne komunen Petrele pergjate rruges nacionale Tirane - Elbasan.
Albino Prudentino u arrestua pak dite me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita.
AKUZAT
Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces me 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian. Prudentino rezulton te jete pronar i dy lokaleve luksoze me emer ne zonen e Ujit te Ftohte zone mjaft e frekuentuar ne qytetin e Vlores nje pasticeri dhe tjetra restorant ndersa planifikonte te hapte dhe nje kazino me lojera elektronike. Albino Prudentino nje nga figurat e njohura te mafies italiane njihet per kontrabanden e cigareve dhe kohet e fundit edhe per trafikun e droges ne bashkepunim me rrjete te fuqishme te trafikut jo vetem ne Itali por edhe ne Ballkan. Sacra Corona Unita ishte krijuar nga Xhuzepe Rigoli por Antimafia e shkaterroi gjithe strukturen drejtuese. Grupi u rithemelua dhe mundesonte lidhjen nga njera ane ne anen tjeter te Italise per te krijuar korridorin e trafikut i cili niste nga vendet e Ballkanit vendet e ish-Jugosllavise dhe perfundonte drejt Greqise. Albino Prudentino dhe djali i tij Anxhelo rezultojne te kene pasur lidhje edhe me shqiptare ne bizneset e tyre.

5 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›