E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkaj Me detyruan ta hidhja ne pus 11-vjecaren bullgare



ATHINE - Une e perdhunova vajzen dhe me pas e hodha ne pus. Nuk doja ta beja me detyruan te tjeret. Emigranti shqiptar Xhani Merkaj vrasesi i 11-vjecares Reni flet nga burgu per krimin e rende qe beri ne gusht i cili tronditi Greqine. Ai ka nje tjeter version per ngjarjen qe ndodhi me 22 gusht ne Eleohori Une e kreva krimin nuk e mohoj. Por me detyruan me kercenimin e pistoletes per jeten time dhe te tim biri - thote 40-vjecari vrases i femijes gjate nje perpjekjeje te lehtesoje sa mundet pozicionin e tij ndersa me ze te ulet tregon historine e tij e cila te rreqeth mishin e te terbon. Ate nate dy burra njeri nga fshati dhe nje i panjohur na moren me makine mua dhe Renin diku larg fshatit. Ishin shume te eger me ne. Une nuk flisja dot asnje fjale ndersa vajza e vogel perpelitej ngjitur meje nga frika dhe qante duke kerkuar te kthehej ne shtepi. Me pyeste se ku po na conin por une nuk dija se cfare ti pergjigjesha. Vrasesi ndalon per pak sekonda dhe pastaj vazhdon. Ato qe shpreh goja e tij te ndjellin neveri dhe urrejtje Dy burrat me detyruan ta perdhunoja femijen dhe pastaj me urdheruan ta hidhja ne pus ne nje zone jashte Eleohorit. Vogelushja ishte e gjalle dhe me luste me lot ne sy dhe me ulerima te mos e hidhja brenda. Nuk kisha si te beja ndryshe se ata te dy me kercenonin se do te vrisnin mua dhe pastaj do shkonin te gjenin tim bir per ta vrare dhe ate. Xhani Merkaj ka thene E lame vajzen dhe ikem. U ktheva ne fshat. Te gjithe fshataret e kerkonin. Qe te mos e jepja veten te njejten gje bera edhe une. Sic thote edhe vete ia keto ngjarje nuk ia ka rrefyer as policise dhe shenon se nuk ka gjetur ende avokat i cili do ta perkrahi ne gjyq. Nuk kam asnjeri te me ndihmoje. Nuk kam as avokat. Une nuk di asgje per gjyqet.

E mashtron dhe perdhunon nje te mitur pranga 51-vjecarit
DURRES - E mashtron dhe me pas kryen marredhenie seksuale me dhune. Viktime kete here ka rene nje vajze 14-vjecare nga Durresi qe eshte mashtruar nga nje burre 37 vjet me i madh se ajo. Eshte Policia e Durresit qe ka bere te ditur kete fakt pasi ka vene ne pranga te dyshuarin. Burime zyrtare nga uniformat blu te qytetit bregdetar kane bere te ditur se dy dite me pare ne oren 1800 eshte bere ndalimi i Asllan Quskes 51 vjec lindur e banues ne Arapaj komuna Rrashbull Durres me arsim 8 klase. Venia ne pranga e tij eshte bere pasi ne te njejten dite ndaj tij u be kallezimi penal prane Komisariatit te Policise nga nje 14-vjecare banore e rrethit te Durresit. Kjo e fundit ka deklaruar se ne daten 30 shtator 2010 rreth ores 1400 i lartpermenduri e ka marre me ane te mashtrimit dhe ka kryer marredhenie seksuale me dhune me te ne nje objekt ne ndertim e siper ne pronesi te tij. Pasi eshte marre denoncimi policia ka nisur kerkimet per gjetjen e 51-vjecarit dhe e ka vene ne pranga.

Plagosje pengmarrje dhe plumba policise ne kerkim i riu
POGRADEC - Nje i ri i cili plagosi nje person ne nje lokal ne Pogradec eshte larguar nga vendi i krimit me makinen e nje qytetari te cilit i ka vene armen ne koke duke e detyruar ta transportonte me makine larg vendit te ngjarjes. Autori i krimit pasi ka kryer keto dy vepra penale eshte perballur me policine por ka qelluar me arme ndaj tyre e me pas eshte arratisur. Policia e Korces tha se menjehere ndaj autorit te ngjarjes ka filluar ceshtja penale per akuzat e vrasjes me dashje mbetur ne tentative rrembim ose mbajtje peng e personit prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve dhe kundershtim i punonjesit te rendit publik. Autori i ngjarjes mesohet se eshte i riu me iniciale S. C. 25 vjec banues ne Lagjen Nr. 3 Pogradec. Ky person ne vendin e quajtur fshati Bishnice ne ambientet e nje lokali ka qelluar me arme zjarri tip pistolete ne trup duke e plagosur 33-vjecarin me inicialet D. L. 33 vjec banues ne fshatin Bishnice.

Ne 24 ore dy persona gjenden te pajete ne Elbasan
ELBASAN - Dy viktima jane shenuar diten e djeshme ne Elbasan. Burime policore kane bere te ditur se trupi i pajete i nje personi eshte gjetur anes rruges qe lidh qytetin me komunen e Pajoves. Viktima eshte identifikuar dhe behet fjale per 53-vjecarin nga Peqini Skender Zili i njohur si endacak. Ne trupin e viktimes u gjeten goditje dhe dyshohet se ai mund te jete perplasur nga ndonje mjet dhe me pas eshte lene ne vendin e ngjarjes pa marre ndihmen e pare. Pas gjetjes se trupit te pajete te nje endacaku nje tjeter person eshte gjetur i vdekur ne Cerrik. Trupi i pajete i 60-vjecarit Rifat Llapushi eshte gjetur mengjesin e djeshem ne fshatin Shushice nga banoret e ketij fshati nderkohe qe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Vrasja e te riut pranga te dyshuarit
VLORE - Policia e qytetit te Vlores ka arrestuar dje nje person te dyshuar si pjesemarres ne vrasjen e te riut Klodian Resulaj. Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale sipas te cilave ne pranga ka perfunduar Mikaelo Elmazi. 27-vjecari Klodian Resulaj u vra mbremjen e djeshme pasi u qellua me nje bresheri kallashnikovi ne nje prite te ngritur nga vrasesit. Ai kishte pak dite qe ishte kthyer nga Italia dhe ne momentin e atentatit po udhetonte me makinen e tij i shoqeruar nga nje i aferm qe per fat te mire u ka shpetuar plumbave. Burimet shtojne me tej se agjentet e antikrimit po vazhdojne hetimet per identifikimin dhe arrestimin e personave te tjere qe kane lidhje me ngjarjen.

Shkeqim Kalemi drejtor i ri i Burgut te Lezhes
TIRANE - Shkelqim Kalemi eshte drejtori i ri i Burgut te Shen Kollit ne Lezhe. Kalemi komandohet ne vend Mark Lleshit i cili u shkarkua dy dite me pare pas arratisjes se Admir Tafilit. Te dielen Prokuroria e Shkodres preu 10 flete-arresti per 8 punonjesit e policise se burgjeve te cilet shoqeruan te denuarin Admir Kalemi si dhe arrestoi drejtorin e Sigurise se Burgjeve dhe mjekun si dhe u shkarkua edhe drejtori i institucioni te riedukimi te Lezhes Mark Lleshi.

5 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›