Berisha:Zgjedhjet,me standarde

Zgjedhjet parlamentare të qershorit dhe anëtarësimit i Shqipërisë në NATO në muajin prill, ishin temat e takimit midis kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers. Duke e cilësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si ngjarja më e madhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë pas pavarësisë së saj, Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Withers mirënjohjen më të thellë, për përkrahjen dhe ndihmën, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria amerikane, i dhanë Shqipërisë për realizimin e këtij projekti madhor kombëtar për të gjithë shqiptaret.Për sa i përket zgjedhjeve, Berisha e siguroi Ambasadorin Amerikan se qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar dhe po bën çdo përpjekje për të garantuar suksesin e tyre, si zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë në Shqipëri, të lira e transparente, konform të gjitha standardeve ndërkombëtare.