E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gërdeci",Prokuroria akuzon edhe 13 zyrtarë të tjerë

Prokuroria e Përgjithshme u komunikon akuzën edhe 13 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Mbrojtjes për çështjen e Gërdecit. Mes tyre janë emra që kanë lidhje me çmimet e municioneve të rënda dhe fishekëve. Gjishatu akuzat u janë komunikuar edhe atyre që akuzohen për falsifikim dokumentash.
Ndër emrat që u është komunikuar akuza, 7 prej tyre akuzohen për shitje municionesh. Mes tyre janë Rezart Teshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Gezim Oshanshi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuci.
Ndësa për Fiqirete Maton dhe Lavdi Shatron akuza është për falsifikim dokumentesh.Po ashtu u është komunikuar akuza nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme edhe përfaqësuesve të komisionit të kategorizimit të municioneve ku mes tyre janë Zenun Sero, Hysni Koka, Filmi Lacaj dhe Fari toska.Komunikimi i akuzave për 13 të akuzuarve për çështjen e Gërdecit vjen fill pas komunikimi të akuzës ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut dhe zyrtarëve të tjerë në Ministri.Deri më tani Prokuroria e Përgjithshme u ka komunikuar akuzat 24 personave që mendohet të jenë implikuar në çështjen e Gerdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›