Mbyllja e procesit të ratifikimit Shqipëri-NATO, moment historik

Mbyllja e procesit të ratifikimit të protokollit NATO- Shqipëri nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut shënon përfundimin e etapave të vështira drejt anëtarësimit të plotë në Samitin e Strasburgut. Dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçem për Integrimin në NATO, Ferdinand Xhaferri dhe Pandeli Majko vlerësojnë se ky moment historik do të përkthehet për qytetarët shqiptarë në më shumë siguri, në një imazh më pozitiv në arenën ndërkombëtare për vendin tonë dhe një sërë avantazhezh që burojnë pikërisht nga anëtarësimi në organizatën më të fuqishme politiko-ushtarake.Protokolli i NATO-s u nënshkrua në Ëashington në korrik të vitit të kaluar dhe vendi ynë arriti të merrte 26 ratifikime brenda më pak se një viti. Këto ratifikime përbëjnë edhe kushtin kryesor që Shqipëria të bëhet anëtare e Aleancës në 50- vjetorin e krijimit të saj në Samitin e Strasburgut.